Komiteti i Pajtueshmërisë

Duke parë nevojën e diskutimit dhe shkëmbimit të informatave rreth funksionit të pajtueshmërisë në sektorin bankar, Bordi i Shoqatës së Bankave të Kosovës ka aprovuar “Komitetin e pajtueshmërisë rregullative”.

Qëllimi i këtij komiteti është të vlerësoj parimet kryesore dhe të përcaktoj masat që duhen të zbatohen nga i gjithë sektori bankar që në mënyrë efektive të identifikoj, adresoj dhe ta analizoj riskun e Pajtueshmërisë dhe të mbroj reputacionin e sektorit bankar në Kosovë. Sektori Bankar zbaton standarte të larta për Pajtueshmëri me qëllim të rritjes kredibilitetit të bankave, besueshmërisë së klientëve dhe rritjes së bankave në baza të shëndosha, duke i zbatuar ligjet dhe rregulloret në fuqi. Në mënyrë që të arrihen këto standarde, në këtë komitet do të diskutohen dhe trajtohen çështje/problemet e përbashkëta të sektorit bankar në mënyrë që të gjendet zgjidhja e tyre.

Përgjegjësit dhe detyrat kryesore do të jenë:

Diskuton, vlerëson dhe identifikon ndikimin e rregulloreve dhe udhëzimeve që i lëshon BQK që kanë të bëjnë me veprimtaritë bankare dhe jep rekomandimet /sugjerimet për ndryshime;
Diskuton, vlerëson dhe identifikon ndikimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative të ligjeve që prekin operacionet bankare;
Zhvillon/zbaton plane korrigjuese të veprimit për zgjidhjen e çështjeve problematike, dhe jep udhëzime të përgjithshme se si të merren ose shmangen situata të ngjashme në të ardhmen.
Mban relacionet dhe bashkëpunon ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me institucionet e tjera sa i përket pajtueshmërisë si në vijim: Ministritë e ndryshme varësisht prej ligjeve; Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovë; Fondin e Sigurimeve të Kosovës

Bashkëpunon ngushtë me komitetin ligjor rreth implikimeve ligjore dhe gjithashtu i përkrah komitetet e tjera rreth zbatimit të rregulloreve të ndryshme. Informon Bordin e Shoqatës së Bankave të Kosovës rreth aktiviteteve të komitetit dhe implikimit të ligje dhe rregulloreve dhe jep sugjerime për takime dhe ndikime tek institucionet përkatëse;

Komiteti i Pajtueshmërisë udhëhiqet nga znj. Kaltrina Haxha, udhëheqëse e Departamentit të Pajtueshmërisë në ProCredit Bank dhe nënkryetar z. Visar Maloku, drejtor i Sektorit për Pajtueshmëri dhe Integritet në bankën NLB.

Anëtarë e përhershëm të këtij Komiteti janë:

Ermal Leci
Përfaqësues i Bankës TEB;

Dorela Boçi
Përfaqësuese e IS Bankasi;

Mimoza Abrashi
Përfaqësuese e Ziraat Bank;

Dardan Halili
Përfaqësuesi Raiffeisen Bank;

Suna Zeqiri
Përfaqësues i Bankës për Biznes;

Egzon Ramaxhiku 
Përfaqësues i Bankës Kombëtare Tregtare;

Doruntine Hashani
Përfaqësuese e Credins Bank;

Erleta Isufaj
Përfaqësuese e Bankës Ekonomike;

Arian Gegaj
Përfaqësues i PriBank;