Komiteti i Riskut

Komiteti i Riskut funksionon si një komitet i Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe ka funksion këshillues për menaxhmentin e bankave komerciale në Kosovë, për të gjitha çështjet e riskut që kanë të bëjnë me bankën. Disa nga objektivat e Komitetit të Riskut janë të identifikoj, analizoj dhe të koordinojë çështjet që kanë të bëjnë me rrezikun dhe që lidhen me sektorin bankar dhe të propozojë zgjidhje; të organizojë aktivitete të ndryshme ku bankat kanë interesa të përbashkëta; kontribuoj në përmirësimin e mjedisit për funksionimin e bankave komerciale; lehtësoj komunikimin midis bankave kolektive dhe insitucioneve qeveritare, autoriteteve dhe rregullatorëve; të siguroj që bankat anëtare janë informuar me të gjitha nismat që në një farë mënyre mund të ndikojë në aktivitetet bankare; dhe të kontribuoj në përmirësimin e riskut në ambientin operues të bankave komerciale.

Komiteti i Riskut udhëhiqet nga kryetari z. Mirsad Haskaj, Zyrtar Kryesor për Risk në NLB Banka dhe nënkryetare znj. Kaltrina Hasani, Zëvendëse e Grupit të Menaxhimit të Riskut në Banka Kombëtare Tregtare. 

Anëtarët tjerë të komitetit janë:

Alban Ramadani
Përfaqësues e TEB Bank;

Albulena Mustafa-Zatriqi 
Përfaqësuese e ProCredit Bank;

Seladin Ujkani
Përfaqësues i Bankës për Biznes;

Faton Ramadani
Përfaqësues i Bankës Ekonomike;

Nafi Ibrahimaj
Përfaqësues i IS Bankasi;

Ural Zymberi
Përfaqësues i Ziraat Bank;

Artan Koci
Përfaqësues i Credins Bank;

Burim Haxholli 
Përfaqësues i PriBank;

Arta Shporta
Përfaqësuesë e Raiffeisen Bank.