Komiteti i Sigurisë Fizike

Komiteti i Sigurisë Fizike është një nga komitetet e përhershme të Shoqatës së Bankave të Kosovës i cili ka funksion këshillues për menaxhmentin e bankave komerciale në Kosovë, për të gjitha çështjet që ndërlidhen me fushën e sigurisë fizike. Qëllimi kryesor i komitetit të sigurisë është diskutimi, ndarja e përvojave dhe informatave të rëndësishme ndërmjet anëtarëve të komitetit lidhur me çështjet e sigurisë dhe kontribuimi për të themeluar dhe/ose përmirësuar mjedisin e sigurisë për një operim efikas dhe efektiv të bankave komerciale.

Komiteti i Sigurisë Fizike udhëhiqet nga Partin Halimi, Menaxher i Sektorit të Sigurisë në Bankën për Biznes. Ndërsa nënkryetar është Agim Ahmeti, Ekspert i Sigurisë së Informacionit në Raiffeisen Bank.

Anëtarët e tjerë të komitetit janë:

Ermal Gashi
Përfaqësues i Bankës Kombëtare Tregtare;

Arian Sheremeti
Përfaqësues i Bankës Ekonomike;

Valon Shatrolli
Përfaqësues i ProCredit Bank;

Tanju Gorica
Përfaqësues i TEB Bank;

Xhanan Karaqa
Përfaqësuese e NLB Bank,

Urim Bexheti
Përfaqësues i IS Bankasi;

Fisnik Prekazi 
Përfaqësues i Ziraat Bank;

Spartak Zilja 
Përfaqësues i Credins Bank;

Fisnik Behxheti
Përfaqësues i PriBank;