Komiteti i Pagesave

Qëllimi i Komitetit të Pagesave është të sigurojë realizimin e operacioneve që ndërlidhen me operacionet e pagesave në standartet më të larta dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Për më tepër, përmes këtij komitetit sigurohet që ligji i pagesave dhe rregulloreve tjera mbështetëse mbi sistemin e kliring apo edhe instrumenteve tjera të pagesave ndër-bankarë, realizohet njëtrajtësisht në të gjithë sektorin.

Marrë parasysh faktin që fushëveprimi i anëtarëve të këtij komiteti është më i gjerë se pagesat, ky komitet sigurohet që ligji i procedurës përmbarimore dhe rregullorja e Regjistrit të Llogarive Bankare respektohen dhe realizohen në përputhje me dispozitat përkatëse. Gjithashtu, anëtarët e këtij komiteti sigurohen që kushtet e Marrëveshjes Teknike me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale për pagesën e të gjitha kategorive të pensioneve të Kosovës, realizohet nga të gjitha palët relevante. Po ashtu, nga anëtarët e këtij komiteti sigurohet që udhëzimi administrativ mbi regjistrin e Pengut të Luhatshëm pranë Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë (MTI) respektohet nga të gjitha bankat, njëkohësisht shërbimi që ky regjistër ofron është kualitativ dhe në përputhje me qëllimin për të cilën është krijuar.

Ky komitet bashkëpunon ngushtë me BQK-ën, respektivisht Drejtorin e Sistemit të Pagesave ndër bankare, përgjegjës për sistemin e kliringut të ashtuquajtur KIPS, përmes të cilit në baza të rregullta ditore mundësohet kliringu dhe barazimi i qindra pagesave ndër-bankare për qytetarët e Kosovës: si pagesa mes klientëve, pagesa utilitare, pagesa për Dogan, pagesë të tatimeve dhe kontributeve pensionale. Komiteti bashkëpunon ngushtë edhe me Ministrin e Financave (MEF) e cila njëkohësisht është klienti më i madh i sistemit për kliringun e pagesave ndër-bankar përmes së cilit iu mundësohet mbledhja e të gjitha të hyrave për njësit buxhetore nga bankat komerciale dhe dërgimin e tyre tutje nëpër llogari përkatëse të MEF-it.

Për realizim korrekt të dispozitave ligjore në kuadër të Ligjit mbi Procedurën Përmbarimore për çështjet e raportimit dhe trajtimit të shkresave nga organet përmbarimore, ky Komitet bashkëpunon ngushtë me BQK-në në cilësinë e  menaxhimit dhe mbikëqyrjes së sistemit të Regjistrit të Llogarive Bankare dhe shfrytëzuesve të këtij regjistri pra Administratën Tatimore, Odën e Përmbaruesve dhe Ministrin e Drejtësisë.  

Bazuar ne veprimtarinë e gjërë që e ka Komiteti i pagesave, anëtarët e këtij komitetit mbajnë takime të rregullta për trajtim të çështjeve me rëndësi dhe varësisht nga nevoja në takime ftojnë edhe përfaqësues të institucioneve të listuara më lartë, varësisht nga tema që anëtarët konsiderojnë që duhet trajtuar.

Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të afërt mes anëtarëve të këtij komiteti, Komiteti i Pagesave pranë SHBK-së konsiderohet edhe forum ku anëtarët e tij shkëmbejnë praktikat dhe përvojat e tyre për proceset e ngjashme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe ofrimit të shërbimeve/operacioneve që ndërlidhen me pagesa të standarteve ndërkombëtare në nivel të Kosovës. 

Kryetare e Komitetit të Pagesave është Akile Cernobregu- Procredit Bank.
Nënkryetari e Komitetit të Pagesave është: Vesa Kuqi Gagica, NLB Bank.

Anëtarë tjerë të përhershëm të këtij Komiteti janë:

Nora Sylejmani 
Përfaqësuese e TEB Bank;

Sharr Kryeziu
Përfaqësues i Bankës Kombëtare Tregtare;

Zana Meqa Kastrati
Përfaqësuese e BPB;

Fitim Tasholli
Përfaqësues  i Bankës Ekonomike;

Agata Jashari
Përfaqësuese e Raiffeisen Bank;

Arta Mirashi
Përfaqësuese e IS Bank;

Fatlinda Xhigoli-Thaçi
Përfaqësuese e Ziraat Bank;

Ardian Sinani
Përfaqësues i Credins Bank;

Arian Gegaj
Përfaqësues i PriBank;