Komiteti i Financave

Komiteti i Financave ka një rol të rëndësishëm në bashkërendimin e aspekteve të shumta të menaxhimit financiar me të cilat përballet sektori bankar në Kosovë. Aty adresohen çështje të cilat kanë të bëjnë me raportimin financiar, legjislacionin tatimor, pensionet dhe ndikimin e tyre financiar dhe operacional. Zbatimi i këtij legjislacioni me përpikëri dhe adresimi adekuat i çështjeve lidhur me zbatimin e tyre në praktikë është një përkushtim i këtij komiteti. Zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve të BQK-së të cilat rregullojnë kornizën e raportimit financiar dhe mbikëqyrjes financiare të sektorit bankar janë një çështje tjetër e cila ka një vend të posaçëm në axhendën e Komitetit të Financave.

Komiteti i Financave është një partner i BQK-së dhe Institucioneve tjera në adresimin e çështjeve të ndryshme në interes të zhvillimit dhe përpilimit të rregulloreve dhe ligjeve të cilat rregullojnë aspektet financiare dhe ekonomike të veprimtarisë së sektorit bankar. Ky komitet shërben edhe si një urë lidhëse mes bankave për të bashkëpunuar dhe ndarë informacione të indikatorëve kyç financiar si për anëtarët e shoqatës ashtu edhe për bordin e Shoqatës, por edhe për palët tjera të interesit dhe publikun e gjerë.

Komiteti i Financave luan një rol të rëndësishëm edhe në identifikimin e kërkesave për zhvillim profesional dhe propozon trajnime të cilat ndikojnë në rritjen e aftësive të punonjësve të bankave në aspektet e ndryshme të kontabilitetit, tatimeve, raportimit financiar, SNRF apo menaxhimit financiar në përgjithësi. Komiteti i Financave kontribuon në përmirësimin e ambientit për operimin e bankave komerciale në Kosovë dhe ndihmon këtë sektor të jetë në hap me zhvillimet më të reja. 

Komiteti i Financave udhëhiqet nga Berat Isa, Zyrtar i Lartë Financiar në Bankën Ekonomike.

 

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Agon Skeja
Përfaqësues i Bankës Kombëtare Tregtare;

Esad Haxhani
Përfaqësues i ProCredit Bank;

Rezak Fetai
Përfaqësues i TEB Bank;

Gresa Godeni Berisha
Përfaqësues i Bankës për Biznes;

Agnesa Vezgishi
Përfaqësuese e Ziraat Bank;

Ana Goga
Përfaqësuese e Credins Bank;

Merita Gjyshinca Peja
Përfaqësues i Raiffeisen Bank;

Visar Kabashi
Përfaqësues i NLB Bank;

Fatbardha Uruqi Mustafa
Përfaqësuese e IS Bank;

Ardian Damoni 
Përfaqësues i PriBank;