Lajme

Shoqata e Bankave mban konferencën vjetore, nxitet reduktimi i transaksioneve me kesh
01.12.2017

Shoqata e Bankave mban konferencën vjetore, nxitet reduktimi i transaksioneve me kesh

Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) mbajti konferencën vjetore me temën “Reduktimi i transaksioneve me para të gatshme: Mundësitë dhe sfidat”.

Me këtë rast u tha se në sistemin bankar në Kosovë janë aktive 2 milionë llogari bankare dhe rreth 500 bankomate. Transaksionet me kartela kanë shënuar rritje, por ende është i ultë përdorimi i transaksioneve elektronike. Pjesëmarrësit e konferencës thanë se duhet të ndërmerren iniciativa dhe veprime për të rritur transakasionet pa para të gatshme, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve te  SHBK-së, Ilir Aliu, tha se sektori bankar është kontribuues në zhvillimin e kuadrove të reja profesionale.

“Indikatorët kyç të përformancës këtë vit po arrijnë limite të reja. Sektori bankar ka 3 miliardë euro depozita. Kreditimi ka qenë mbi 10 për qind por kemi ende hapësirë për të financuar projekte. Ka pasur rritje të depozitave dhe është përcjell me rritje të kredive. Kreditë familjare arrijnë shumën në 874 milionë euro, ndërsa kreditë nga biznesei mbi 1 miliard euro”, tregoi Aliu.

Ref. Ekonomia Online