Lajme

Delegacion i BQE-se viziton Shoqatën e Bankave të Kosovës
15.02.2018

Delegacion i BQE-se viziton Shoqatën e Bankave të Kosovës

Më 14 Shkurt 2018, një delegacion i Bankës Qendrore Evropiane vizitoi Shoqatën e Bankave të Kosovës. Kjo vizitë u realizua në kuadër të shqyrtimit vjetor të sektorëve financiar të vendeve kandidat potencial për anëtarësim ne Bashkim Evropian. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave, z. Petrit Balija, falënderoi delegacionin për vizitë dhe për mbështetjen e tyre në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë. Ai po ashtu prezantoi performancën e sektorit bankar të Kosovës për vitin 2017 duke nënvizuar edhe prioritetet e sektorit bankar për vitin 2018. Delegacioni BQE-së u përfaqësua nga znj. Li Savelin dhe z. Michael Sturm nga Divizioni për Zhvillime të Jashtme i Drejtorisë së Përgjithshme të Relacioneve Ndërkombëtare dhe Evropiane.