Lajme

Fillon trajnimi në “Trade Finance”
15.02.2018

Fillon trajnimi në “Trade Finance”

Në Shoqatën e Bankave të Kosovës sot ka filluar trajnimi në “Foundations of International Trade & Finance”. Në këtë trajnim pjesëmarrës janë përfaqësuesit e bankave komerciale të Kosovës, anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës. Trajnimi mbahet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ligjërohet nga trajneri Vincent O’Brien. Ky trajnim ka vlerë të shtuar për shkak se shërben si kurs përgatitor për pjesëmarrësit që janë të interesuar që të marrin kualifikim të njohur ndërkombëtar që njihet si “Certificate in International Trade and Finance (CITF)” dhe e cila është zhvilluar nga London Institue of Banking në partneritet me Odën Ekonomike Ndërkombëtare.