Lajme

Shoqata e Bankave organizon takim me ATK-në
26.10.2017

Shoqata e Bankave organizon takim me ATK-në

Me datë 3 tetor 2017, komiteti për pajtueshmëri i SHBK-së është takuar me zyrtarë të ATK-së nga departamenti i teknologjisë dhe informacionit si dhe nga departamenti për modernizim, planifikim dhe analizë. Në këtë takim u diskutua mbi skemën e re raportuese për marrëveshjen ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – FATCA.Takimi kishte për qëllim avancimin e raportimit dhe bashkëpunimit në mes të bankave komerciale me ATK-në për të përmbushur obligimet e Republikës së Kosovës ndaj kësaj marrëveshje ndërkombëtare.