Lajme

SHBK merr mirënjohje për kontribut të veçantë në fushën e edukimit financiar
26.10.2017

SHBK merr mirënjohje për kontribut të veçantë në fushën e edukimit financiar

Me datë 5 tetor 2017, Banka Qendrore e Kosovës ndau mirenjohje të veçantë për Shoqatën e Bankave të Kosovës për angazhimin e dhënë të sektorit bankar në fushën e edukimit financiar në Kosovë. Në emër të sektorit bankar, mirënjohjen e pranoi z.Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës i cili tha se “kjo mirënjohje për sektorin bankar të Kosovës na nderon dhe na inkurajon të bëjmë edhe më shumë në drejtim të edukimit financiar në Kosovë në veçanti për fëmijët dhe të rinjët e Kosovës. Një ndër prioritetet e Shoqatës së Bankave të Kosovës, respektivisht bankave komerciale të Kosovës, është edukimi financiar për gjeneratat e reja si garancë për një zhvillim ekonomik të gjithëmbarshëm në Kosovë.”