Lajme

Nënkomiteti për Bankim të Qëndrueshëm zgjedh Kryesinë
28.06.2024

Nënkomiteti për Bankim të Qëndrueshëm zgjedh Kryesinë

Përfaqësuesit e bankave anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhën kryesinë e Nënkomitetit për Bankim të Qëndrueshëm, ku me shumicë votash rizgjodhën për kryetare Antigona Limani Bejtullahu, Udhëheqëse e Departamentit të Qëndrueshmërisë dhe Komunikimit në Raiffeisen Bank Kosova, ndërsa nënkryetar u zgjodh Faton Ramadani, Zyrtar Kryesor i Riskut në Departamentin për Menaxhimin e Riskut, në Bankën Ekonomike.
Falenderojmë nënkryetarin e deritanishëm, Fatos Hasani nga ProCredit Bank Kosova, për kontributin e tij të palodhshëm dhe angazhimin gjatë mandatit të tij dyvjeçar, duke ndihmuar në avancimin e shumë iniciativave të rëndësishme për fushën e bankimit të qëndrueshëm.
Përmes takimeve të rregullta, Nënkomiteti për Bankim të Qëndrueshëm do të vazhdojë të promovojë dhe të monitorojë praktikat e përgjegjshme dhe të përshtatshme në sektorin bankar, duke u fokusuar veçanërisht në agjendën e gjelbër dhe të qëndrueshme.