
Pjesa e fundit e Banking Cybersecurity Forum 2024 përfshiu panelin e dytë diskutues dhe prezantimin mbi sulmet kibernetike
Ndërsa teknologjia evoluon bashkë me të rriten edhe rreziqet e sulmeve të sofistikuara kibernetike, duke e bërë mbrojtjen e institucioneve financiare më kritike se kurrë. Jose M. Moreno De Barreda, Specialist Global i Financave Digjitale në Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), prezantoi temën "Sofistikimi i sulmeve kibernetike - Si të ndërtojmë rezistencë". Prezantimi eksploroi taktikat e avancuara kibernetike që po përdoren sot për të zhvilluar sulme dhe çfarë mund të bëjnë institucionet për të forcuar mbrojtjen e tyre dhe për t'i bërë ballë kërcënimeve të mundshme.
Paneli i dytë “Rritja e sigurisë kibernetike përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar/rajonal” diskutoi mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneriteteve ndërkufitare si thelbësore për sigurinë kibernetike.
Moderuar nga Ertan Iliyaz, Anëtar i Komitetit të Sigurisë Kibernetike të SHBK-së / Shefi i Sigurisë së Informacionit në ISBANK, paneli do të përfshijë edhe specialistë të tjerë si:
- Ledia Canga – Eksperte për Rrezikun Kibernetik nga Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike
- Lule Ahmedi – Anëtare e Bordit në Autoritetit e Komunikimeve Elektronike dhe Postare
- Ermal Galo – Anëtar i Komitetit të Sigurisë Kibernetike të Shoqatës Shqiptare të Bankave / Kryetar i Sigurisë së Informacionit, Union Bank Shqipëri
- Agim Ahmeti – Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kibernetike të SHBK-së / Shef i Sigurisë së Informacionit | Udhëheqës i Departamentit, Raiffeisen Bank
- Gonxhe Sylaj – Profesioniste e Sigurisë Kibernetike / Women4Cyber
- Jose M. Moreno De Barreda – Specialist Global i Financave Digjitale në Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC)
Paneli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në forcimin e kornizave të sigurisë kibernetike, duke siguruar që asnjë institucion apo vend të mos përballet i vetëm me këto sfida. Diskutimi u fokusua në mekanizmat bashkëpunues të mbrojtjes, shkëmbimin e informacionit dhe zgjidhjet inovative.