Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Visa përmbyllin fushatën informuese "Opsionet e pagesave digjitale për bizneset e vogla"
Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Visa përmbyllin fushatën e përbashkët informuese, “Opsionet e pagesave digjitale për bizneset e vogla”. Fushata, e cila u lansua gjatë periudhës prill-qershor 2023, kishte për qëllim informimin e bizneseve të vogla dhe të mesme anembanë Kosovës për avantazhet dhe mundësitë që ofrohen nga opsionet e pagesave digjitale, të cilat përfshijnë siguri të shtuar, pagesa më të shpejta, komoditet, avantazh konkurrues dhe përmirësim së rrjedhës së parasë. Gjatë kohëzgjatjes së fushatës, SHBK dhe Visa bashkëpunuan me palë të ndryshme, duke përfshirë tregtarët, punonjësit dhe publikun e gjerë, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë temë.
Fushata "Opsionet e pagesave digjitale për bizneset e vogla" përdori një strategji gjithëpërfshirëse. Duke krijuar përmbajtje interesante dhe informative, fushata tërhoqi vëmendjen e një publiku të gjerë. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, videove interaktive, punëtorive dhe artikujve informues, SHBK ndau këshilla dhe njohuri për tema të ndryshme që lidhen me rëndësinë e të ofruarit të opsioneve të pagesave digjitale si biznes i vogël apo i mesëm dhe arriti një audiencë të gjerë. Gjatë fushatës Shoqata e Bankave të Kosovës ka realizuar edhe vizita në terren në bizneset lokale në mbarë Kosovën. Ekipi vizitoi një numër të konsiderueshëm biznesesh nëpër qytete të ndryshme, duke përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Ferizajin dhe Gjilanin ku 103 punonjës morën pjesë në punëtori dhe patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth rëndësisë së ofrimit të opsioneve të pagesave digjitale si biznes.
Z. Vladimir Djordevic, Drejtor i Përgjithshëm i Visa për Evropën Juglindore tha se:
"Si lider global në pagesat digjitale, Visa është e përkushtuar të mbështesë ekonomitë lokale dhe bizneset e vogla dhe të mesme. Nëpërmjet kësaj fushate informative, ne kemi forcuar rëndësinë e ofrimit të metodave të pagesave të sigurta, efikase dhe të përshtatshme që do të nxisin rritjen e biznesit dhe përfshirjen financiare të gjithë komunitetit."
Rëndësia e transaksioneve pa para kesh u prit me interesim të madh tek shumë pronarë biznesesh që operojnë në Kosovë, ku ata shprehën pëlqimin e tyre për komoditetin, sigurinë dhe efikasitetin që ofrojnë sistemet POS. Me rëndësi të veçantë ishte përgjigja pozitive nga ndërrmarjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) që ende nuk janë të pajisur me opsionet e pagesave digjitale. Shumë nga këto biznese, të cilat më parë kishin hezituar, shprehën interes për pranimin dhe adaptimin e këtyre opsione të pagesave për shkak të sesioneve informative dhe qasjes së personalizuar të fushatës.
Z. Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës tha se:
Jemi krenarë për suksesin e jashtëzakonshëm të fushatës sonë informuese, të realizuar në bashkëpunim me Visa, që synoi të informojë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në lidhje me avantazhet transformative qe ofrohen duke adaptuar opsionet e pagesave digjitale për klientët e tyre. Me mbështetjen e pandalshme nga Visa, ne mbrojtëm kauzën e fuqizimit të NVM-ve për t’u ofruar një avantazh konkurrues në shtrirjen e tregut dinamik të sotëm. Duke përkrahur opsionet e pagesave digjitale, ne jo vetëm që promovuam transaksione konsistente dhe pa probleme, por gjithashtu iu përgjigjëm kërkesave në rritje të konsumatorëve modernë, të cilët kërkojnë gjithnjë e më shumë metoda të përshtatshme dhe të sigurta pagese. Kjo fushatë shërbeu si një katalizator për NVM-të për të forcuar strategjitë e tyre të biznesit dhe për të plotësuar kërkesat e klientëve, duke nxitur kështu rritjen, inovacionin dhe suksesin e vazhdueshëm. Falenderojmë kompaninë Visa dhe bankat anëtare të SHBK-së për mbështetjen e tyre.
Përderisa fushata tremujore shënon një arritje shumë të rëndësishme, sektori bankar mbetet i përkushtuar ndaj vizionit afatgjatë të transformimit të shtrirjes së tregut dinamik të pagesave në Kosovë. Fushata "Opsionet e pagesave digjitale për bizneset e vogla" është një dëshmi e përkushtimit si të Sektorit Bankar ashtu edhe të Visa-s për të çuar përpara agjendën digjitale.
Për redaktuesit:
Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) është organizata që përfaqëson dhe mbronë interesat e bankave komerciale në Republikën e Kosovës.
Visa është një lider global në pagesat digjitale, që ofron zgjidhje të sigurta dhe inovative për individët, bizneset dhe qeveritë në mbarë botën.