Shoqata e Bankave të Kosovës përmbyll Javën Ndërkombëtare të Parasë
Aktiviteti i fundit në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë u zhvillua në qytetin e Podujevës,...
Më shumëAktiviteti i fundit në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë u zhvillua në qytetin e Podujevës,...
Më shumëSi anëtarë të Rrjetit Bankar të Financave të Qëndrueshme (SBFN), ne kemi kënaqësinë të...
Më shumëAktiviteti i radhës për Javën Ndërkombëtare të Parasë u zhvillua në qytetin e Vushtrrisë, në...
Më shumëQendra e Trajnimeve e Shoqatës së Bankave është themeluar në vitin 2005 dhe ka luajtur rol aktiv në procesin e zhvillimit të sektorit bankar. Roli i trajnimeve në SHBK është që të plotësojë nevojat e sektorit në edukimin bankar duke ofruar trajnime për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të fitojnë njohuri në fushën e bankave dhe të financave.
Në vitin 2011 Qendra për Trajnime Bankare e SHBK-së është bërë instituti i vetëm i akredituar në rajon, për të ofruar programin e certifikimi ndërkombëtar për bankier European Foundation Certificate in Banking (EFCB) për stafin e sektorit bankar dhe rekrutët e rinj në banka. Kështu kemi arritur të sjellim standardet Evropiane në sektorin bankar në Evropë, dhe kemi vendosur një themel uniform për kualifikimin e bankierëve në sektorin tonë që është në linjë me kualifikimet Evropiane. Kurset janë të dizajnuara specifikisht për bankat dhe pjesëmarrësit vijnë nga sektori bankar por edhe nga Banka Qendrore, Institucionet Mikro-financiare dhe kompanitë e sigurimit. Kurrikula e trajnimeve dizajnohet në bashkëpunim të ngushtë më menaxherët e personelit të bankave.
Webpage:
Email:
Adresa Postale:
Rr. Agim Ramadani Nr.15
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. 038 230 000
Fax. 038 224 699
TEB synon të japë rezultatetmë të mira për klientët e saj nëpërmjet zgjidhjeve financiare që janë kreative dhe të përgjegjshme. TEB operon në bazë të parimeve të përcaktuara qartë. Vlerat e korporatës janë nxjerrë nga këto parime të bazuara në përgjegjësinë për shoqërinë si tërësi dhe për mjedisin. TEB ka krijuar tashmë një reputacion të besueshmërisë, udhëheqësisë dhe risive - këto vlera janë pasqyruar në të gjitha aktivitetet tona. Në vitin 2005, TEB A.Å�. ka hyrë në një ndërmarrje të përbashkët me BNP Paribas.BNP Paribas është një nga pesë bankat më të forta në botë dhe banka më e madhe në eurozonë. Një lider në ofrimin e shërbimeve bankare dhe financiare, ajo ka një shtrirje globale me aktivitete të forta tregtare bankare dhe aktivitete të korporatave. Dega e parë e dalë nga ndërrmarja e përbashkët ishte në Kosovë dhe TEB Sh.A hyri në tregun e Kosovës në vitin 2008. Përveç operacioneve kryesore bankare, TEB Sh.A ofron një gamë të gjerë të shërbimeve bankare dhe financimin e tregut të jashtëm. TEB Sh.A. vepron në çdo segment të sektorit bankar me: Korporata, Tregti, NVM dhe Shërbime Bankare për Individë. TEB Sh.A po ashtu i plotëson nevojat e klientëve nëpërmjet të gjitha linjave për: E-banking për individë dhe korporata, qendër të thirrjeve, ATM-ve (Aparateve për tërheqje të parave), POS-ve (Pika të shitjes) dhe SMS Banking.Banka është angazhuar për mbrojtjen e mjedisit dhe ka prezantuar programet që synojnë reduktimin e dëmeve nga aktivitetet të cilat i financon. TEB Sh.A përpiqet të tërheqë punëtorë më të mirë, që t'u shërbejnë klientëve dhe për të krijuar vlera afatgjate për aksionarët.
Webpage:
E-mail:
[email protected]
Adresa Postale:
Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.
St. UÇK No. 51
10000 Prishtina, Kosovo
Tel: + 381 38 222 222
Raiffeisen Bank në Kosovë është degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). RBI erdhi në Kosovë në fund të vitit 2002 duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës. Në qershor të vitit 2003, RBI u bë pronare e 100% e aksioneve dhe e emërtoi Bankën si Banka Raiffeisen në Kosovë. RBI ofron shërbime dhe produkte bankare dhe investuese për kompanitë austriake dhe ndërkombëtare. Raiffeisen Bank ofron një gamë te gjerë të shërbimeve dhe produkte bankare për të gjithë klientët: individë, ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe të korporatave.Që nga fillimi i punës së saj në Kosovë, Raiffeisen Bank është shumë e suksesshme duke përkrahur zhvillimin e të gjitha segmenteve me produkte të ndryshme, duke përfshirë kreditë dhe depozitat. Për të përkrahur aktivitetet e biznesit dhe për të ofruar shërbime të kualitetit të lartë për klientët tanë përmes teknologjisë më të re, Raiffeisen Bank ka vazhduar të investojë në Teknologji informative dhe operacione. Si vlerësim për këtë, banka arriti të bëhet kompania e parë në rajon e certifikuar për ISO 20000 nga Registered Quality Assurance (LRQA). Gjatë vitit 2010, Raiffeisen Bank në Kosovë ka qenë mjaft aktive në përkrahjen e aktiviteteve të ndryshme në sport, kulturë dhe mirëqenje sociale. Në fakt kontributi ndaj shoqërisë është vlerësuar edhe nga Oda Amerikane e Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara të cilat e kanë ndarë çmimin për Raiffeisen Bank si “Kompania më e mirë në Kosovë për Përgjegjësi Sociale 2010”.
Webpage:
Email:
Adresa Postale:
ProCredit Bank, Kosovë
Rr. Nëna Terezë Nr. 16
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: +381 (38) 555 777
Fax: +381 (38) 248 777
ProCredit Bank-a, pasardhëse e MicroEnterprise Bank-ës, bankës më të suksesshme në Kosovë që nga viti 2000, është themeluar me iniciativë të disa institucioneve financiare, ndërkombëtarisht të njohura. Në vjeshtën e vitit 2003, institucioni është riemërtuar në ProCredit Bank, duke shënuar kështu anëtarësinë në rrjetin ProCredit. Në dritën e ndryshimit të ambientit ekonomik në Kosovë, banka ka rifokusuar strategjinë operative, më 2003 dhe ka rritur në mënyrë sinjifikuese operacionet kreditore, të cilat paraqesin biznesin kyç të bankave ProCredit. ProCredit Bank-a, është bankë zhvillimore, e cila ofron shërbime të plota. U ofron shërbime të shkëlqyeshme klientëve dhe një gamë të gjerë produktesh bankare. Në operacionet kreditore, banka përqëndrohet në dhënien e kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, meqë është bindur se këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës si edhe japin kontributin vital në ekonomitë në të cilat operojnë.
Webpage:
www.nlb-kos.com
Email:
[email protected]
Adresa Postale:
Rr. Rexhep Luci Nr.5
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: +381 (0) 38 225 394; 240 230 026,
Fax: +381 (0) 38 225 15
NLB Prishtina, njëra ndër bankat më të suksesshme në Kosovë, përmes eksperiencës dhe njohurive të gjëra është duke luajtur rol esencial në zhvillimin e sektorit bankar. Suksesi i kësaj banke mbështetet në angazhimin e fuqishëm për të ofruar shërbime cilësore, produkte të ndryshme bankare të krijuara në bazë të nevojave të klientëve, si dhe duke krijuar dhe mbajtur një lidhje dhe kujdes të veçantë ndaj klientëve individual dhe afarist.Duke qenë pjesë e Grupit NLB, grupit më të fuqishëm bankar në regjion, NLB Prishtina është në pozitë të shkëlqyer për ti ndihmuar klientët e vet që ti arrijnë vizionet e tyre.
Weppage:
Email:
[email protected]
Adresa Postale:
Rr. UÇK nr. 41
10000 Prishtinë, Republika e KosovësP: +381 38 60 60 10
F: +381 38 60 60 15
call center: +381 38 620 620
Banka për Biznes është themeluar në vitin 2001 nga 16 kompani lokale, nga të cilat pas ndryshimeve në strukturën e kapitalit vite më parë, një numër i tyre edhe sot vazhdojnë të jenë aksionarë, në mes të cilëve edhe Banca Di Cividale nga Italia. Me kalimin e kohës, Bankës ju kanë bashkangjitur edhe biznese tjera me reputacion për tregun Kosovar dhe më gjërë. Gjatë viteve të kaluara, BpB ka arritur të zgjerohet nga një degë në Prishtinë, fillimisht me vetëm 24 punëtorë, ndërsa tani numëron 42 njësi në tërë territorin e Kosovës, me gjithsej 341 punëtorë. Përveç orientimit të Bankës në drejtim të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve bankare dhe rritjen e gamës së produkteve të ofruara klientëve, një arritje tjetër e madhe gjatë vitit 2010 ishte edhe hyrja e Bankës në relacione bashkëpunimi me Banën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). Gjatë këtij viti, BpB ka nënshkruar marrëveshjen me EBRD-në për një linjë kreditore ndërsa në fillim të vitit 2011, ky bashkëpunim është zgjeruar me nënshkrimin e marrëveshjes për Biznes Dokumentar. Ndersa nga qershori 2011 EBRD është bërë pjesë e Bankës për Biznes, pasi ka vendosur të investojë në këtë bankë kosovare duke blerë 10 përqind të aksioneve.
Webpage:
www.bkt-ks.com
Email:
[email protected]
Adresa Postale:
Qyteza Pejton
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: + 381 38 666 666
Fax: +381 38 222 906
Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare janë themeluar më 29 nëntor 1925 me krijimin e degës së parë në ndërtesën historike në Durrës që përfaqëson institucionin më të vjetër financiar në Shqipëri.
BKT, me emrin që e mban sot, u themelua në janar 1993 nga ndërmarrja e përbashkët e Bankës Tregtare Shqiptare me Bankën Kombëtare të Shqipërisë. BKT u regjistrua si aksionar në vitin 1997 dhe sot është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. BKT përfundoi procesin e saj të privatizimit në vitin 2000 dhe më 30 qershor 2009 Çal?k Holding u bë aksionari i vetëm i BKT-së.
Duke pasur një strukturë të konsoliduar të kapitalit dhe me përparësi të shumta dhe dinamike konkurruese, BKT filloi një fazë të re të rritjes dhe suksesit të qëndrueshëm. Duke qenë banka më e vjetër dhe ofruesi i parë i shërbimeve financiare në vend, BKT ka përvojë të rrënjosur thellë, njohuri të detajuara lokale, një kulturë të fortë korporate dhe një qasje më inovative për ta përkrahur vizionin e saj.
BKT, hapi degën e saj të parë në Kosovë, përkatësisht, në nëntor 2007, disa muaj përpara shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008).
Më 30 prill 2018 Banka Kombëtare Tregtare Dega në Kosovë, ndryshoi statusin e saj nga degë e një banke të huaj në një në një bankë subjekt të varur. Tani, ajo është bankë e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me ndryshimin e statusit, banka ndryshoi emrin e saj nga Banka Kombëtare Tregtare Dega në Kosovë në Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. Kosovë.
BKT Kosova është vlerësuar me një numër çmimesh ndërkombëtare nga institucione financiare prestigjioze, ndër të cilat si “Banka e Vitit 2020” për Kosovë nga The Banker, dhe ‘Banka më e mirë në Kosovë” në çmimet Euromoney për Ekselencë 2021.
Duke shënuar rritjen më të lartë gjatë tri viteve të fundit në Kosovë dhe duke marrë parasysh rritjen dhe zhvillimin e fortë, cilësor dhe premtues gjatë vitit 2020, suksesi i BKT Kosova u njoh ndërkombëtarisht. BKT Kosova operon me një përqendrim të fortë në bankingun ndërkombëtar dhe partneritetet globale, si dhe në përmirësimin e shërbimit të saj ndaj klientëve me qëllim që të sigurojë qasje në shërbime bankare për të gjitha kategoritë e klientëve: Individët, korporatat, NVM-të dhe mikro-ndërmarrjet. BKT Kosova është një nga bankat me rritjen më të shpejtë në tregun e Kosovës dhe ka ritmin më të shpejtë dhe më inovativ të digjitalizimit në industrinë bankare të vendit.
Banka Ekonomike është njëra ndër bankat e para të licencuara pas luftës në Kosovë. Qysh nga 28 Maj 2001, Banka Ekonomike i hapi dyert për klientët e saj dhe nga ajo kohë banka ka operuar me sukses. Sot, Banka Ekonomike ka një rrjet prej 49 zyrave bankare, që do të thotë se mbulon gjithë territorin e Kosovës.Banka Ekonomike është bankë me kapital vendor, aksionarë të kësaj banke janë kompani të suksesshme vendore, me eksperiencë ndërkombëtare dhe vendore. Banka Ekonomike është bankë e cila ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve me qëllim të plotësimit të nevojave të klientëve të saj. Rrjeti prej 42 ATM-ve ju mundëson klientëve qasje 24 orë në ditë.
Webpage: http://www.bekonomike.com
Email: [email protected]
Adresa Postale: Sheshi Nënë Tereza p.n. 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 38 22 53 53
Fax: +381 38 22 54 54
Adresa Postale:
Rr. Pashko Vasa Nr.18
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. 038 222 000
Ziraat Bank, banka më e madhe e Turqisë është një bankë sovrane (kapitali aksioner i Bankës është 100% në pronësi të Nënsekretariatit Turk të Thesarit), e themeluar në vitin 1863. Banka është një grup bankar komercial dhe individual me shërbime të plota që ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve për më shumë se 30 milion klientë të korporatave, komercial, individual dhe ndërkombëtar anembanë Turqisë dhe disa tregje ndërkombëtare.Banka ofron produktet dhe shërbimet e saj për klientët e saj nëpërmjet një franshize të fortë lokale dhe rrjeti ndërkombëtarë të degëve, e cila deri më 31 Dhjetor 2014 përfshinte 1682 degë lokale dhe 25 degë ndërkombëtare (rrjeti ndërkombëtar i shërbimit më i madh se çdo bankë tjetër Turke[1]). Banka ka degë, filiale dhe sipërmarrje të përbashkëta operacionesh në Gjermani, Bosnje dhe Hercegovinë, Azerbajxhan, Turkmenistan, Uzbekistan, Kazakistan dhe Rusi. Rrjeti i Bankës përfshin shtatë filiale në Turqi të cilat fokusohen në sigurim, lizing, pensione, menaxhim portofoliosh, broker të letrave me vlerë dhe të teknologjisë informative për të plotësuar biznesin kryesor bankar.Sipas Shoqatës së Bankave të Turqisë, më 31 Dhjetor 2014 Banka ishte banka më e madhe në Turqi në aspektin e gjithsej pasurive (TL 247.6 miliardë), më e madhe në aspektin e gjithsej depozitave (TL 153.3 miliardë) dhe më e madhe për nga numri i degëve (1,707). Me 31 Dhjetor 2014 Banka ka pasur 23,617 të punësuar.
Si pjesë e strategjisë ndërkombëtare bankare, Banka synon të vazhdojë të përmirësojë praninë e saj ndërkombëtare për të integruar produktet dhe shërbimet e njësive vendore përmes një modeli të biznesit të orientuar më shumë nga klientët dhe marketingu; të rrit efikasitetin dhe profitabilitetin në vendet në të cilat operon; të kontribuoj në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet Turqisë dhe vendeve pritëse; të marrë një pjesë më të madhe të financimit tregtarë të jashtëm dhe të kanalizoj tregtinë e transaksioneve tregtare të Bankës; dhe të siguroj se rrjeti ndërkombëtar i Bankës ofron shërbime në kohë dhe efikase për klientët e tyre. Fokusi kryesor i Bankës ka qenë në rajonet e Ballkanit dhe Azisë qendrore, pasi këto zona kanë tregtim të fortë dhe lidhje gjeografike me Turqinë.Banka, në përputhje me strategjinë e saj bankare ndërkombëtare, synon të siguroj produkte e shërbime bankare të korporatave dhe individëve përmes një strukture të mirë dhe tregu të definuar dhe një modeli të biznesit të orientuar drejt klientëve në Kosovë.Banka është e pozicionuar mirë për të adresuar nevojat e grupeve të ndryshme të konsumatorëve të saj me produkte dhe shërbime me porosi nëpërmjet një strategjie efikase dhe të fokusuar drejt marketingut, me qëllim të themelimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të gjata me konsumatorët.Banka synon të marrë një pjesë në rritje të financimit të tregtisë së jashtme dhe të ruaj avantazhin që ka me rrjetin ndërkombëtarë më të madh të shërbimeve se cdo bankë tjetër Turke, kjo strategji do të shërbej klientët tanë në Kosovë të fuqizojnë biznesin e tyre në secilin vend në të cilin Ziraatbank është e pranishme.
Produktet dhe shërbimet kryesore të Bankës që do të ofrohen për klientët e saj të korporatave dhe individuale përfshijnë kredi me para të gatshme dhe pa-para të gatshme, shërbime financiare në lidhje me importin dhe eksportin e transaksioneve, financim i tregtisë, financim projektesh, shërbime bankare ndërkombëtare (letrat e konfirmimeve të kreditit, letrat e kreditit dhe zbritje të letrave të premtimit, letra e çështjeve të garancisë, arkëtimet dhe remitancat), shërbimet e ndërmjetësimit financiar (të siguruara nëpërmjet degëve të Bankës, filialeve dhe sipërmarrjeve të përbashkëta).Banka parashikon të zgjeroj rrjetin e degëve të saj në Kosovë në momentin e caktuar të kohës.[1] sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Bankave të Turqisë
Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me House of Training/ATTF dhe përkrahur nga Qeveria e Luksemburgut organizon trajnimin tre (3) ditor në temën "Risk Management: Credit Risk for Banks" në datat 17 - 19 prill 2024 në zyrat e Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Për më shumë detaje mbi programin e trajnimit mund te gjeni në dokumentin e bashkëngjitur. Të interesuarit për pjesëmarrje në ketë trajnim duhet ta plotësojnë formën për regjistrim (të bashkëngjitur). Për detaje tjera ne lidhje me regjistrimin, ju lutem të na kontaktoni përmes email adresës: kbatrainingcenter@bankassoc-
Afati për aplikim është deri më 29 mars 2024.
Ju lutem që ta bëni regjistrimin me kohë!
Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me House of Training/ATTF dhe përkrahur nga Qeveria e Luksemburgut, organizon trajnimin dy (2) ditor (me prezencë fizike) në temën "Private Banking I Core Affluent Banking" në datat 5 dhe 6 mars 2024 në zyrat e Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Për më shumë detaje mbi programin e trajnimit mund te gjeni në dokumentin e bashkëngjitur. Të interesuarit për pjesëmarrje në ketë trajnim duhet ta plotësojnë formën për regjistrim (të bashkëngjitur). Për detaje tjera ne lidhje me regjistrimin, ju lutem të na kontaktoni përmes email adresës: kbatrainingcenter@bankassoc-
Afati për aplikim është deri më 16 shkurt 2024.
Ju lutem që ta bëni regjistrimin me kohë!
Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me House of Training/ATTF dhe përkrahur nga Qeveria e Luksemburgut, organizon trajnimin katër (4) ditor (me prezencë fizike) në temën "Advanced Fraud and Anti-Corruption Auditing" në datat 26 - 29 shkurt 2024 në zyrat e Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Për më shumë detaje mbi programin e trajnimit mund te gjeni në dokumentin e bashkëngjitur. Të interesuarit për pjesëmarrje në ketë trajnim duhet ta plotësojnë formën për regjistrim (të bashkëngjitur). Për detaje tjera ne lidhje me regjistrimin, ju lutem të na kontaktoni përmes email adresës: kbatrainingcenter@bankassoc-
Afati për aplikim është deri më 7 shkurt 2024.
Ju lutem që ta bëni regjistrimin me kohë!
It is our pleasure to invite you to the upcoming workshop organized by German Sparkassenstiftung in Kosovo in cooperation with Kosovo Banking Association: “How do we shape our future?” A workshop on Green Economy and Green finance for young people.
This workshop is part of the “Empowering Finance” Campaign activities. It will be facilitated by our expert: Dr. Tobias Peylo. He is Professor of Business Administration and Finance. His research and teaching focuses on green finance, sustainability management and risk management. At the same time, in cooperation with German Sparkassenstiftung for international cooperation, he designs tools in the context of green finance and implements them in international projects together with banks and central banks.
About the Trainer:
After studying finance and banking, he completed his MBA in sustainability management at the University of Lüneburg, where he also completed his doctorate. Dr. Peylo initially worked in several management consultancies with a focus on risk management and regulation. He then worked at Finanz Informatik as an in-house and management consultant specializing in bank management and corporate planning. As a consultant at the Savings Banks Association of Baden-Württemberg, he dedicated ten years to strategy development and the anchoring and implementation of the topic of sustainability in the savings banks.
He is the author of various scientific publications on topics in the areas of risk management, corporate planning and sustainable finance and is a lecturer in sustainable finance at the University of Lüneburg.
Workshop Outline
Water is becoming scarce in many countries while other countries experience flood after flood, wildfires are destroying huge areas, heat is constantly breaking new records: what should be exceptional is increasingly becoming the norm. And this presents mankind with major challenges - because climate change has just begun. And if it is to be stopped, we need to act quickly and decisively.
But what form can this action take? While each individual can and should make a contribution on a small scale, it quickly becomes transparent that much more is needed: a transformation of society, but above all of the economy. We need to rethink the way we produce and which products are created. And we need to reshape the criteria we use for financial decisions. Meanwhile sometimes, often unexpectedly, we will also find that completely new business models and great opportunities arise.
In the workshop, these interrelationships will be explored with the associated basics and then discussed in their consequences - in order to then jointly address the question: "How do we shape our future?".
Participation is free of charge!
Zoom details:
https://us06web.zoom.us/j/
Topic: Green Finance Workshop
Time: 20 December 2023 - 02:30 PM
Meeting-ID: 869 9805 0066
Code: 175676