Edukimi financiar

December 11-15, 2017 Risk Management in Banking Më shumë
November 30, 2017 - December 1, 2017 Effective Risk Management Më shumë

Qëllimi i këtij këndi është informimi i opinionit me terme bankare që hasim në jetën e përditshme. Më poshtë mund ti gjeni disa nga termet që ndërlidhen me sektorin bankar. Shoqata e Bankave të Kosovës në kuadër të aktivitetit të saj për edukimin financiar do të postojë në bazë ditore terme te reja që ndërlidhen me sektorin bankar.

Vlerësimi i kredisë: është termi që i referohet vlerësimit të mundësisë së një individi apo biznesi për t’i paguar obligimet financiare. Normimi i kredisë vlerësohet nga një agjenci e kredive për ta verifikuar fortësinë financiare të huadhënësit ose huamarrësit.

Debit: është një term bankar që i referohet sasisë së parave që është marrë nga huamarrësi. Debit, poashtu tregon sasinë e parave që duhet të paguhen, ose sasinë  e parave të cilat janë marrë nga llogaria bankare. Ndërsa një debit kartë është instrument të cilin e përdorim për të tërhequr para nga banka dhe për të bërë pagesa në dyqane. Debit kartela është e lidhur me një llogari bankare, prandaj për të tërhequr të holla duhet së pari të kemi të holla të gatshme në llogarinë bankare përkatëse.

Kredit: është një term banker që i referohet shumës së hollave të cilat një person mund të i huazoj nga banka. Ndërsa kredit kartela është pothuajse e ngjashme me debit kartelën në paraqitje, por janë krejtësisht të ndryshme në përdorimin e tyre. Kredit kartela mund të përdoret për të paguar për gjësende në internet; gjithashtu, kartela e kreditit mund të përdoret për të tërhequr para nga ATM. Megjithatë, një kartelë e kreditit i ka kufizimet e saja. Diferenca në mes të një debit dhe kredit kartele është që debit kartela përdoret kur personi ka të holla në llogarinë e tij/saj bankare, ndërsa kartela e kreditit e ka funksionin e “kredisë afat-shkurte” që ipet nga banka dhe parashihet që borxhi të kthehet në fund të çdo muaji.

Pasqyra financiare: Pasqyra financiare i referohet një dosje e të cilave gjenden të gjitha transaksionet financiare, raportet, si dhe shënime mbi asetet, detyrimet (liabilities), kapitalit, shpenzimeve, dhe të ardhurat e një kompanie.

Mbitërheqja: është term që i referohet tërheqjes së të hollave nga një llogari bankare edhe pse në llogarinë bankare bilanci i llogarisë është 0, pra nuk ka fonde të mjaftueshme për ti tërhequr. Në këtë rast, banka i lejon konsumatorët që janë në nevojë për tërheqje të huazojnë një shumë të caktuar të hollave që  negociohet paraprakisht nga dy palët përkatëse (banka dhe klienti).Koha e maturimit: është një term që tregon fundin e periudhës së investimit në investimet fikse. Investuesi paguhet në bazë të shumës së investimit, si dhe për interesin e akumuluar.

Numër personal identifikimi (personal identification number): ose shkurt (PIN) është një kod sekret i përbërë nga valuta  numerike që i ipet klientit për të kryer transaksione përmes ATM-it.Pikë shitje: ose shkurt (POS) është një pikë shitje ku mundësohet blerja përmes kartelës së debitit apo kreditit.Arbitrazhi: Termi ‘Arbitrazh’ i referohet blerjës së një produkti financiar me një çmim më të ulët, ndërsa shitet ne një treg tjetër me një çmim më të lartë.

Llogari e përbashkët: ky term i referohet një llogarie që është në emër të dy apo më shumë personave. Palët mund të kryejnë transaksione të ndryshme bankare sipas marrëveshjes me njëri tjetrin të specifikuara në kontratën e llogarisë së përbashkët.

Teoria e portofolit: i referohet teorisë së administratës (management) të një biznesi. Me këtë term i referohemi një tërësie të aseteve apo detyrimeve (liabilities) të klasifikuara në bazë të shkallës së likuiditetit që duhet të arkëtohet apo të paguhet.

Depozitë kohore: Depozita në të holla që individë apo biznese vendosin pranë një institucioni depozitash me të drejtë tërheqje pas një periudhe kohore të përcaktuar nga palët.

Llogari kursimi: është term që i referohet një llogarie të kursimit që pranë bankave përfaqëson depozitime të hollash nga individë kundrejt një afati tërheqjeje dhe kundrejt përfitimit të një norme interesi.

Bursa: i referohet tregut të kapitalit (equity market). Është një ndër strukturat kryesore të tregut financiar dhe pëfaqësohet në ambientin ku tregtohen bonde dhe letra me vlerë (securities).

Bruto Prodhimi Vendor (BPV): është bashkësia e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend, nga firmat (e vendeve të huaja) që janë rezident gjatë një periudhë të caktuar kohe në shtetin përkatës. Është matësi i gjërë i prodhimit të brendshëm të një vendi. Niveli i BPV-së përcaktohet nga vlerësimi i çmimeve fikse gjatë dy periudhave të caktuara.

Dividend (hise fitimi): është termi që i referohet pjesës së fitimit që i paguhet aksionarëve të një firme, barabartë me kapitalin e kontribuar në të. “Divident” përfaqëson pjesën e fitimeve neto të firmës (pasi të zbriten tatimi dhe pjesa reserve për riinvestim).

Indeksi i Çmimit të Konsumatorit: është indeksi që vlerëson ecurinë e çmimit të mallrave që përfqësojnë konsumin e populates së një vendi. IÇK përfaqëson ndryshimin e çmimeve të mallrave përgjatë një periudhe kohore.

Emetim i letrave me vlerë: është procesi i huamarrjes nga institucion qeveritar, individ, apo subjekt biznesni. Kur një firm apo individ ka mungesë të të hollave, atëherë si alternativë ka edhe marrjen hua të letrave me vlerë.

Demonetizim: është termi që i referohet tërhqejes nga qarkullimi i një sasie paraje që nuk kanë më funksionin si para; psh: letërmonedhat e vjetra.

Fiat money: Paraja me kurs të detyrueshëm i referohet monedhave që nuk janë të konvertueshme në ndonjë metal të çmueshëm siç është ari. Ky lloj i parasë pranohet si mjet këmbimi kur publiku ka besim në këtë formë paraje.

Eurobankë: I referohet një institucion financiar ose bank që pranon depozita në valuta të huaja. Ky institucion nuk është e domosdoshme që të jetë e lokalizuar në kontinentin Evropian, por mund të gjindet anembarë botës. 

10 Fakte për Paranë dhe Bankat

1.Monedha më e vogel në botë peshonte vetëm .002 gram dhe ishte nga Nepali.
2. Monetha më e rëndë në botë ishte nga Suedia dhe peshtonte 42 pound, 71/7 oz.
3. Bankënota më e vogël në botë, është lëshuar në Maroko, dhe kishte madhësinë sa një pulle postale.
4. Çeku më i lartë I shënuar ndonjëhere ishte nga ambasadori Amerikan për qeverinë Indiane në vlerë prej $1,279,187,490.
5. Në ditët e sotme, mbi 170 lloje të ndryshme të parasë përdoren në mbarë botën.
6. Fjala “cent” rrjedh nga Latinishtja centum, që do të thotë “një qind” dhe më vonë “e njëqindëta pjesë” nën ndikimin e përqindjes. Emri zyrtar për qindarkën (penny) është “cent”. Fillimisht centët ishin punuar nga bakri, por sot centi ka përbërje më pak se 3% bakër –pjesa tjeter përbëhet nga zinku.
7. I gjithë ari I zbuluar në botë do të formonte një kub prej 62 ft dhe 82 ft përgjatë të dy pjesëve, e cila do të përshtatej me një fushë tenisi.
8. Studimi apo mbjedhja e parasë quhet “Numizmatika”, që në Greqisht do të thotë “monetha në qarkullim”
9. Fjala “bankrot” rrjedh nga Italishtja “banca rotta”, që do të thotë “bankë e thyer”. Në vitet e hershme bankare, njerëzit që këmbenin, ruanin, apo huazonin para, ushtronin veprimtarinë e tyre në tregun publik në bankë. Nëse njeriu në bankë, apo “bankeri” mbetej pa para apo ishte I padrejtë, banka e tij do të shkatërrohej.
10. Në mbarë botën janë më shumë se 1.6 milionë ATM. Për më teper ka edhe një në Antarktikë. E premta është dita më e popullarizuar tek ATM-i.

 Referencat: 1) http://www.lkfshow.com/funfacts/moneyecon.html 2) Forest, Christopher. 2009. The Dollar Bill in Translation: What It Really Means. Mankato, MN: Capstone Press.3) Hall, Alvin D. 2008. Show Me the Money: How to Make Cents of Economics. New York, NY: DK Publishing.4)  McManus, Lori. 2012. Money through History (Understanding Money). Chicago, IL: Heinemann Library.

 

Galeria