Rreth nesh

Shoqata e Bankave të Kosovës

Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) mbështet zhvillimin e sektorit bankar dhe është zëri përfaqësues i industrisë bankare në Republikën e Kosovës. Ne mbështesim bankat anëtare për të arritur objektivat e tyre duke ofruar një platformë për avokim, ngritje kapacitetesh dhe marrëdhënie me publikun. Banka është kyçe për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik të Kosovës dhe ne ndihmojmë në avancimin e kësaj kauze. Objektivat tona kryesore janë krijimi i kushteve optimale për një sektor bankar inovativ, të qëndrueshëm, të sigurt dhe gjithëpërfshirës në Kosovë.

VIZIONI 

Ne synojmë të krijojmë kushte optimale për një sektor bankar inovativ, të qëndrueshëm, të sigurt dhe gjithëpërfshirës në Kosovë.

MISIONI  

Ne përfaqësojmë zërin e sektorit bankar në Kosovë dhe mbështesim bankat anëtare për të arritur objektivat e tyre duke ofruar një platformë për avokim, ngritje kapacitetesh dhe marrëdhënie me publikun. 

- Ne përfaqësojmë zërin e bankave komerciale të Kosovës lidhur me çështjet e sektorit bankar dhe bashkëpunojmë me të gjitha autoritetet duke përfshirë Kuvendin, Qeverinë, Bankën Qendrore, Institucionet Financiare kombëtare dhe ndërkombëtare, Mediat dhe organizatat tjera partnere me qëllim të mbështetjes të zhvillimit të sistemit bankar në Kosovë.

- Ne ofrojmë trajnime profesionale për anëtarët tanë për të ngritur kapacitetet e tyre të resurseve njerëzore, për të avancuar shërbimet e tyre dhe për të promovuar inovacionin. 

- Ne veprojmë si ndërlidhës ndërmjet sektorit bankar dhe publikut vis-a-vis mediave, informacioneve të drejtpërdrejta për publikun, publikimeve, fushatave të edukimit dhe ndërgjegjësimit dhe aktivitetet tjera të CSR. 

- Ne promovojmë praktikat më të mira bankare midis bankave tona anëtare përfshirë edhe bankimin e përgjegjshëm për financim të qëndrueshëm.

VLERAT

- Bashkëpunimi

- Proaktiviteti

- Gjithëpërfshirja

- Pasioni

- Përkushtimi

- Transparenca