Stafi

Dr. sc. Petrit Balija Drejtor Ekzekutiv

Z. Petrit Balija sjell në Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK) një përvoje të pasur nga sektori financiar ku ka vepruar për disa vite në industrinë bankare në arenën financiare ndërkombëtare si dhe atë vendore. Z. Balija përfaqëson në këtë kapacitet sektorin bankar në Kosovë në lidhje me cështjet sektoriale që i përkasin anëtarëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës respektivisht bankave komerciale. Në këtë kontekst SHBK angazhohet për një sektorë bankar stabil dhe me zhvillim të qëndrueshëm duke avokuar për eliminimin e barrierave të këtij sektori dhe avancimin e zhvillimeve të shërbimeve bankare në nivel të sektorit.

Studimet Bachelor dhe me pas studimet Master në Administrim Biznesi (MBA) i përfundoj gjatë veprimtarisë së tij, prej më shumë se një dekade, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vazhduar më tej në studimet e doktoratës në Zvicër në fushën e Financave Ndërkombëtare. Z. Balija ka një përvojë të gjatë edhe në fushën akademike si ligjërues në fushën ekonomike me theks të veçant në financat ndërkombëtare si dhe ka kontribuar me një numër të publikimeve shkencore dhe artikuj të ndryshëm në këtë lëmi.

Prioritet në angazhimin e Z. Balija në SHBK është që të dëgjohet zëri i sektorit bankar për çështjet me rëndësi të veçant për zhvillimin e këtij sektori;  të ndërtohen partneritete me palët me interest të sektorit si ato publike, organizata nderkombetare dhe biznese; si dhe të rritet edukimi financiar dhe bashkëpunimi me klientët e sektorit bankar.

Kreshnik Kosumi Zyrtar i Lartë për Operacione

Është një ekonomist, kontabilist dhe menaxher financiar me përvojë mbi shtatë vjeçare, pesë nga të cilat i ka kaluar në Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK).Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në sektorin financiar për një numër të kompanive private dhe publike.

Z. Kosumi iu është bashkuar Shoqatës së Bankave të Kosovës në përgjegjësi të Zyrtarit për Financa dhe Administratë, pastaj u ngrit në pozitën e Koordinatorit të Komiteteve Bankare dhe Zyrtarit të Statistikave,  Zyrtarit për Politika dhe Statistika dhe së fundi mban pozitën Zyrtar i Lartë për Operacione ku përgjegjësitë e tij përfshijnë: koordinimin me bankat komerciale në Kosovë përmes komiteteve të ndryshme bankare që janë themeluar nga Shoqata për të gjitha çështjet që lidhen me funksionimin adekuat të sektorit bankar (rregullat, politikat, rregulloret, ligjet), dhe akterët e tjerë si Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, institucionet financiare, gjykatat e juridiksionit, ministritë, institutet e trajnimeve dhe organizatat tjera lokale dhe ndërkombëtare.

Z. Kosumi është kandidat për Master në Menaxhimin e Biznesit në Kolegjin Universitar Universum, në Kosovë, dhe po ashtu posedon diplomën universitare në Banka, Financa dhe Kontabilitet si dhe në Psikologji Aplikative në Universitetin e Prishtinës. Z.Kosumi ka përfunduar edhe kurset si Bazat e Financave për Lidership në Ndërmarrësi, Strategji të ndryshme për Rritje të Biznesit, B2B dhe B2C, Marketing, Shitje dhe Nogocim, Burime Njerëzore për Ndërmarrës dhe Rritja Financiare, në USAID CEED (Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv).

Ai ka ndjekur edhe disa trajnime me institute lokale dhe ndërkombëtare të njohura si për shembull Hyrje në Instrumentet Financiare me ATTF (Agjencia për Transfer të Teknlogjisë Financiare); Rregullimi, Mbikëqyrja dhe Kontrolli Financiar Bankar me Shoqatën e Bankave të Turqisë; Shitja dhe Aftësitë e Negocimit me Swords Consultancy; Shërbimi i Klientëve me MDA-Management and Development Associates. Përveç gjuhës amëtare Shqipe, z. Kosumi flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze.

Miranda Rugovaj Zyrtare e Komunikimit

Znj. Rugovaj ka përfunduar studimet e nivelit bachelor dhe mbanë diplomë të dyfishtë në lëmin Marketing dhe Shitje Ndërkombëtare nga Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë dhe nga Akademia e Edukimit Profesional Lillebaelt (EAL) në Odense, Danimarkë.

Krahas përgaditjes akademike znj. Rugovaj ka përfunduar trajnime të ndryshme të organizuara nga institute vendore dhe ndërkombëtare si për shembull trajnimi Statistical Package for Social Science (SPSS) nga Kolegji Universitar Universum, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore nga ATTF (Agjencia për Transfer të Teknologjisë Financiare), trajnime të ndërmarrësisë nga USAID dhe EU-KOSVET VI. Në karrierën e saj profesionale znj. Rugovaj ka punuar në lëmin e kontabilitetit, ndërmarrësisë dhe marketingut. 

Mevlyde Paçarada Logjistikë dhe Mirëmbajtje

Shkollën fillore,të mesme dhe shkollën e lartë në Makineri i kreu në Prishtinë. Ka punuar në fushën e arsimit si mësimdhënëse në lëndën e matematikës, në arsimin e mesëm. Nga viti 1985 ka punuar në oraganizatën “AgroKosova Commerce” në Prishtinë si referente në arkivë deri në janar të vitit 1991. Më pas, nga viti 1999 ka punuar në oraganizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Që nga muaji shkurt i vitit 2005 znj. Paçarada është punësuar në Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe momentalisht mban poziten për Logjistikë dhe Mirëmbajtje.

Blina Zhubi Asistente Administrative

Znj. Zhubi ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në lëmin  Banka dhe Financa dhe është kandidate për Master në lëmin Menaxhment dhe Informatikë pranë Kolegjit AAB, Prishtinë,Kosovë.Gjatë studimeve Master ka qenë fituese e bursës Erasmus,ku ka vijuar një semestër në Lodz,Poloni. Poashtu, Znj.Zhubi ka qenë pjesë e shkollës verore në Universitetin e ekonomisë në Ljubljanë,Slloveni ku ka mësuar rreth strategjisë së marketingut ndërkombëtarë. Gjatë studimeve universitare mbrenda dhe jashtë vendit znj.Zhubi ka zhvilluar aftesitë e menaxhimit dhe udhëheqjes.

Përveq kësaj znj. Zhubi ka marrë pjesë në programin Work and Travel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ku ka punuar dhe vizituar vende të ndryshme,duke mundësuar kështu ballafaqimin me klientë dhe zhvillimin në sektorin e shitjes.Gjithashtu, kjo eksperience i ka ndihmuar në përvetësimin e gjuhës si dhe të njihet me kultura të ndryshme. Znj. Zhubi ka qenë pjesë e programit të praktikës në Raiffaisen Bank në Departamentin e Operacioneve.

Gjithashtu, më parë ka punuar në Shoqatën SHE-ERA në Gjakovë, ku ka zhvilluar aftësitë e hulumtimit. Krahas përgaditjeve akademike znj.Zhubi ka përfunduar trajnime të ndryshme,të organizuara nga institucione vendore dhe ndëkombëtare.Ka qenë pjesë e trajnimit IAS Consulting(Accounting,Tax and Pro Data System),pjesë e trajnimit të organizuar nga ECK dhe HAMK University në theks të veqantë për marketingun dhe shitjen. Pjesë e shumë trajnimeve në JCK(Jakova Innovation Center)në lëmin e ndërmarrësisë dhe kontabilitetit.Vlen të theksohet se ka qenë pjese e klubit Toastmaster në Poloni.Gjithashtu,pjesëmarrëse në TEDxPiotrkowska në Lodz.