Video

10.09.2020

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Visa lansojnë fushatën informuese për rritjen e pagesave me kartelë në Kosovë dhe reduktimin e parasë KESH në ekonomi

Kjo fushatë ka për qëllim të rrisë besimin në përdorimin e kartelave bankare dhe të ndikoj pozitivisht te rritja e pagesave me kartela bankare në Kosovë dhe reduktimin e parasë KESH në ekonomi. Reduktimi i përdorimit të parasë së gatshme dhe rritja e pagesave elektronike do të kontribuonte në
luftimin e ekonomisë jo-formale e cila shpesh përcillet me transaksione me KESH, por edhe do të rriste konkurrencën në fushën e pagesave, gjë që sjell përfitime të shumta për konsumatorët, për bizneset si dhe për ekonominë në tërësi.

Përfitimet janë të shumta duke përfshirë ato në vijim:
Kartela bankare ju ofron siguri dhe lehtësi në pagesat tuaja duke mundësuar edhe transaksionet pa kontakt për shuma të vogla dhe të përditshme. Në këtë kohë pandemie, kjo mundësi për të paguar pa kontakt ndikon edhe në parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19.
Pagesa me kartelë bankare kursen kohën pasi që nuk keni nevojë që çdo herë të bëni tërheqje të parasë KESH në bankomat dhe të mbani KESH me vete. Gjithashtu, me kartelë bankare mund të bëni blerje dhe pagesa online dhe të kurseni kohën tuaj.
Pagesat me kartelë bankare regjistrohen në raportin tuaj bankar duke mundësuar menaxhim më të mirë të shpenzimeve dhe financave personale.
Pagesat me kartelë bankare reduktojnë përdorimin e KESH-it e që ndihmon në luftimin e ekonomisë jo-
formale dhe parasë së falsifikuar.
Pagesat me kartelë bankare mund të bëhen në të gjitha pajisjet POS të bankave të Kosovës, pa asnjë kosto shtesë dhe pa dallim në shumën që paguani, kosto e transaksionit për kartelë mbajtësit është ZERO.
Fushata do të zhvillohet gjatë muajve shtator-nëntor 2020 dhe pritet të ketë ndikim pozitiv për klientët bankar, për avancimin e tregut të pagesave si dhe për ekonominë e Kosovës në tërësi.