
25 Vjetori i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)
Ishte nderë dhe kënaqësi të marrim pjesë në festimin e 25-vjetorit të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)! Duke përfaqësuar Shoqatën e Bankave të Kosovës (KBA), CEO ynë Petrit Balija dhe Kryetari i Bordit Suat Bakkal kishin nderin të merrnin pjesë në këtë moment të rëndësishëm.
I shprehim urimet tona më të sinqerta AAB-së, Sekretarit të Përgjithshëm Spiro Brumbulli, Kryetarit të Bordit Bledar Shella dhe të gjithë anëtarëve të AAB. Përkushtimi dhe angazhimi juaj kanë qenë thelbësore në përparimin e sektorit bankar në Shqipëri.
Bashkëpunimi ynë ndër vite ka qenë shumë i ngushtë dhe presim të vazhdojmë këtë partneritet të fortë.
Gëzuar për shumë vite të tjera suksesi dhe bashkëpunimi!