Lajme

Punëtoria Ndërinstitucionale “Exploring opportunities for adopting ESG Voluntary Guidelines in the Banking Sector”
02.10.2024

Punëtoria Ndërinstitucionale “Exploring opportunities for adopting ESG Voluntary Guidelines in the Banking Sector”

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) organizuan punëtorinë ndërinstitucionale “Exploring opportunities for adopting ESG Voluntary Guidelines in the Banking Sector”.
Punëtoria u hap nga Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Visar Perani, Zyrtar i IFC-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Suat Bakkal, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova, dhe Dardan Fusha, Zëvendës Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ku ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për avancimin e praktikave ESG në sektorin bankar.
Kjo punëtori është një hap i rëndësishëm drejt adoptimit të Udhëzimeve Vullnetare për ESG në sektorin bankar duke përfshirë pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga sektori bankar dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Punëtoria synon harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, në funksion të një të ardhme të qëndrueshme.
Punëtoria u zhvillua në katër sesione ku temat kryesore ishin:
🔹 Përputhshmëria rregullative me standardet ESG
🔹 Menaxhimi i rreziqeve ESG dhe kryerja e vlerësimeve të ndikimit
🔹 Eksplorimi i mundësive që ofron IFC për bankat
🔹 Ndërtimi i kornizave të fuqishme për monitorim dhe raportim
Punëtoria përfshiu diskutime interaktive në grupe, u dha hapësirë për pyetje dhe reflektime, duke u fokusuar në hapat e ardhshëm dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e qëndrueshmërisë.