Lajme

 Me sukses përfunduam punëtorinë ndërinstitucionale “Exploring Opportunities for Adopting ESG Voluntary Guidelines in the Banking Sector”!
03.10.2024

Me sukses përfunduam punëtorinë ndërinstitucionale “Exploring Opportunities for Adopting ESG Voluntary Guidelines in the Banking Sector”!

Një ngjarje e bashkëorganizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe ESG Advisory Program në Evropë dhe Azi Qendrore/Korporata Ndërkombëtare Financiare - IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore), e mbështetur nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO), ku zyrtarë nga sektori bankar dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës u mblodhën për të diskutuar çështjet kyçe të agjendës së gjelbër dhe mundësitë për rritje të qëndrueshme.
Me përkushtim të përbashkët për një Kosovë të qëndrueshme, ky diskutim na sjell më pranë një të ardhmeje ku sektori financiar luan rol kyç në ruajtjen e mjedisit dhe
mirëqenien e gjeneratave të ardhshme.