Shoqata e Bankave të Kosovës ka nderin të pranojë mirënjohjen nga ATTF Luxembourg
Shoqata e Bankave të Kosovës ka nderin të pranojë mirënjohjen nga ATTF Luxembourg për bashkëpunimin e suksesshëm ndër vite, në kuadër të festimit të 25-vjetorit të themelimit të ATTF. Kjo mirënjohje është një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta për fuqizimin e sektorit bankar në Kosovë përmes trajnimeve cilësore. Urojmë ATTF për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe falënderojmë për partneritetin e vyer ndër vite!