Lajme

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës kanë zhvilluar një takim të përbashket ekzekutiv
17.10.2024

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës kanë zhvilluar një takim të përbashket ekzekutiv

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës kanë zhvilluar një takim të perbashket ekzekutiv për të diskutuar zhvillimet dhe avansimet strategjike të sektorit bankar në Kosovë.
Ky takim ka shërbyer si platformë thelbësore për të diskutuar mbi performancën e sektorit bankar, sfidat dhe mundësitë që na presin, si dhe për të hartuar rrugë të reja për përmirësimin dhe modernizimin e sistemit financiar. Në këtë mbledhje, vëmendje e veçantë i është kushtuar temave kyçe si rregullimi i kuadrit ligjor për sektorin bankar, zhvillimi i mëtejshëm i skemës së sigurimit të depozitave, përmirësimet në regjistrin e kredive, dhe avansimet ne sistemin e pagesave duke siguruar që sistemi financiar i Kosovës të jetë i qëndrueshëm dhe inovativ për të gjithë.
Ky takim i rregullt me BQK luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë, duke kontribuar në sigurinë dhe përfshirjen financiare për të gjithë qytetarët dhe duke nxitur një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme në Kosovë.