Lajme

Shefi i Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë viziton Shoqatën e Bankave të Kosovës
21.02.2025

Shefi i Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë viziton Shoqatën e Bankave të Kosovës

Shefi i Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, z. Eric Dietz, u takua me Kryeshefin Ekzekutiv të SHBK-së, z. Petrit Balija, dhe Menaxherin e Operacioneve, z.Kreshnik Kosumi për të diskutuar rritjen dhe forcimin e partneritetit të mëtutjeshëm.
Përveç bashkëpunimit afatgjatë me ATTF House of Training, i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut, në takim u diskutua gjithashtu për mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin me Ambasadën e Luksemburgut në Republikën e Kosovës. Diskutimi u fokusua në fusha strategjike të zhvillimit, duke përfshirë:
• Financat gjithëpërfshirëse 💰
• Sigurinë kibernetike 🔐
• Zhvillimin e tregut të kapitaleve 📈
• ESG (Mjedisi, Shoqëria dhe Qeverisja) 🌱
Të dyja palët riafirmuan angazhimin e tyre për të promovuar inovacionin, qëndrueshmërinë dhe përfshirjen në sektorin financiar të Kosovës. Gjithashtu, u dakorduan për hapa konkretë që do të forcojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen.