Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës kërkon hyrjen e Apple Pay në Kosovë
25.02.2025

Shoqata e Bankave të Kosovës kërkon hyrjen e Apple Pay në Kosovë

Shoqata e Bankave të Kosovës, përmes Komitetit të Pagesave, punon vazhdimisht për të lehtësuar dhe avancuar zgjidhjet e pagesave digjitale në vend. Si pjesë e këtij angazhimi, SHBK ka shprehur zyrtarisht interesin, në emër të sektorit bankar, për mundësinë e mundësimit të Apple Pay në Kosovë, duke njohur kërkesën në rritje për metoda të sigurta dhe inovative pagesash. 📱💳
Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, me rastin e adresimit të kërkesës për Apple Inc., theksoi se sektori bankar në Kosovë po ecën me hapa të sigurtë drejt integrimit të sistemit të pagesave të Kosovës me sistemet ndërkombëtare të modernizuara, me qëllim të lehtësimit të pagesave për qytetarët e Kosovës.
Popullsia e Kosovës, e njohur për përdorimin e shpeshtë të teknologjive të reja dhe rritja e shpejtë e përdorimit të pagesave digjitale, e bëjnë këtë vend një treg të shkëlqyer për Apple Pay. Hyrja e këtij shërbimi do të sjellë përfitime jo vetëm për konsumatorët dhe bizneset lokale, por gjithashtu do t'i mundësojë Apple të futet në një treg në rritje të përdoruesve digjitalë.
SHBK ka kërkuar zyrtarisht një letër qëllimi nga Apple Inc. për të shqyrtuar mundësinë e nisjes së Apple Pay në Kosovë dhe është e gatshme të lehtësojë diskutimet për ta bërë këtë realitet.
Përgatituni për lajme të reja ndërkohë që vazhdojmë angazhimin tonë për përmirësimin e përvojës së pagesave digjitale në Kosovë! 🔔📢