
Shoqata e Bankave të Kosovës Bëhet Pjesë e Platformës Ndërkombëtare të Sigurisë Kibernetike MISP
Shoqata e Bankave të Kosovës Bëhet Pjesë e Platformës Ndërkombëtare të Sigurisë Kibernetike MISP 



Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK), përmes Komitetit të Sigurisë Kibernetike, ka arritur një marrëveshje për t'u bërë pjesë e MISP (Malware Information Sharing Platform)
– një platformë ndërkombëtare për ndarjen e informacionit mbi sigurinë kibernetike me seli në Luksemburg.


Petrit Balija, Kryeshefi Ekzekutiv i SHBK-së, theksoi se krimet kibernetike nuk njohin kufi dhe kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar për t'u luftuar. Ai shtoi se pjesëmarrja e bankave të Kosovës në MISP do të ndihmojë në rritjen e sigurisë kibernetike dhe forcimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.






