
Komiteti i Riskut i ShoqatĂ«s sĂ« Bankave tĂ« KosovĂ«s zgjodhi kryesinĂ« đ
Përfaqësuesit e bankave anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës kanë zgjedhur kryesinë e re të Komitetit të Riskut, ku z.Mirsad Haskaj, Anëtar i Bordit Menaxhues në NLB Banka sh.a. Prishtinë është zgjedhur Kryetar, ndërsa z. Seladin Ujkani, Zyrtar Kryesor i Riskut në BPB është zgjedhur Nënkryetar.
Komiteti i Riskut ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen e sektorit bankar për të identifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive rreziqet që ndikojnë në stabilitetin financiar. Përmes diskutimeve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërmjet bankave anëtare, komiteti ndihmon në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e qasjeve të përbashkëta për menaxhimin e riskut.
Puna e këtij komiteti kontribuon në përmirësimin e praktikave të brendshme të bankave dhe rritjen e përputhshmërisë me standardet rregullative, duke siguruar një sistem financiar më të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.