Lajme

Ceremonia e certifikimit – një hap më tej drejt fuqizimit të kapaciteteve profesionale në sektorin bankar në fushën e PPP/LFT
04.04.2025

Ceremonia e certifikimit – një hap më tej drejt fuqizimit të kapaciteteve profesionale në sektorin bankar në fushën e PPP/LFT

Shoqata e Bankave të Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, organizoi ceremoninë e certifikimit për pjesëmarrësit e trajnimit profesional “Parandalimi i Pastrimit të Parave dhe Lufta kundër Financimit të Terrorizmit – PPP & LFT”.💳🔒
Në këtë ceremoni, Shefi i Misionit të Ambasadës së Luksemburgut, z. Eric Dietz, theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të shtetit të Luksemburgut për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve profesionale në Kosovë. Ai vlerësoi sektorin bankar si një histori suksesi në rajon dhe përmendi se mbi 2,400 profesionistë janë trajnuar deri më tani në bashkëpunim me SHBK-në.📈
Kryeshefi Ekzekutiv i SHBK-së, z. Petrit Balija, vuri në pah angazhimin afatgjatë të Shoqatës për ngritjen e një sektori të fortë e të qëndrueshëm bankar, ndërsa falënderoi Ambasadën dhe ATTF House of Training për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili, theksoi se Kosova po tregon se si ndërtohet një sektor financiar profesional dhe i besueshëm.
Kryetari i Bordit të SHBK-së, z. Suat Bakkal, shprehu mirënjohje për interesimin e madh në këtë fushë dhe siguroi se mbështetja e SHBK-së për këto nisma do të vazhdojë.
Faleminderim i veçantë për trajnerët tanë, z. Alban Hetemi dhe znj. Fjolla Aliu Gashi, për përkushtimin dhe qasjen praktike që sollën gjatë trajnimit.📚👏
Një falënderim edhe për të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë program edhe më kuptimplotë me angazhimin e tyre!🌍🙌