Trajnimet

5 - 16 March 2018 Certification Programme: Risk Management in Banking Më shumë
26 - 28 February 2018 International Financial Reporting Standards (IFRS) Më shumë
19 - 23 February 2018 Certification Programme, Compliance - Foundation level - Luxembourg Më shumë
15 - 16 February 2018 Foundations of International Trade & Finance Më shumë
11 - 15 December 2017 Risk Management in Banking Më shumë
30 November 2017 - 1 December 2017 Effective Risk Management Më shumë

Qendra e Trajnimeve e Shoqatës së Bankave është themeluar në vitin 2005 dhe ka luajtur rol aktiv në procesin e zhvillimit të sektorit bankar. Roli i trajnimeve në SHBK është që të plotësojë nevojat e sektorit në edukimin bankar duke ofruar trajnime për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të fitojnë njohuri në fushën e bankave dhe të financave.

Në vitin 2011 Qendra për Trajnime Bankare e SHBK-së është bërë instituti i vetëm i akredituar në rajon, për të ofruar programin e certifikimi ndërkombëtar për bankier European Foundation Certificate in Banking (EFCB) për stafin e sektorit bankar dhe rekrutët e rinj në banka. Kështu kemi arritur të sjellim standardet Evropiane në sektorin bankar në Evropë, dhe kemi vendosur një themel uniform për kualifikimin e bankierëve në sektorin tonë që është në linjë me kualifikimet Evropiane. Kurset janë të dizajnuara specifikisht për bankat dhe pjesëmarrësit vijnë nga sektori bankar por edhe nga Banka Qendrore, Institucionet Mikro-financiare dhe kompanitë e sigurimit. Kurrikula e trajnimeve dizajnohet në bashkëpunim të ngushtë më menaxherët e personelit të bankave.