Komunikatat

Shoqata e Bankave të Kosovës demanton lajmin e dhënë në RTK për ID-të e skaduara
18.04.2020

Shoqata e Bankave të Kosovës demanton lajmin e dhënë në RTK për ID-të e skaduara

Shoqata e Bankave të Kosovës përmes një komunikate për media, demanton lajmin e dhënë ne RTK ne lajmet e mbrëmjes te datës 18.04.2020 ku thuhet se bankat e Kosovës nuk po respektojnë vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ofrimin e shërbimeve bankare për qytetarët me ID-të e skaduara.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik që bankat janë duke respektuar në plotëni vendimin e MPB që kërkon që të ofrohen shërbime për qytetarët të cilëve ju ka skaduar dokumenti identifikues.

Në këtë drejtim ka pasur paqartësi në lidhje me atë se për cilin vit të skadimit bëhet fjalë, por dje është plotësuar ky vendim nga ana e MPB duke njoftuar se bëhet fjalë vetëm për ID-të e skaduara gjatë vitit 2020. Konfirmojmë edhe një herë se bankat në Kosovë janë duke zbatuar këtë vendim dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve për të gjitha shërbimet bankare në tërë Kosovën pa marrë parasysh rrethanat nëpër të cilat po kalojmë në këtë kohë të pandemisë COVID-19.

Falënderojmë të gjitha mediat të cilat janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme për të informuar publikun me informacione të sakta dhe të verifikuara.