Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës organizon aktivitetin e radhën në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë
20.03.2024

Shoqata e Bankave të Kosovës organizon aktivitetin e radhën në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë

Aktiviteti i radhës për Javën Ndërkombëtare të Parasë u zhvillua në qytetin e Vushtrrisë, në shkollën “Mustafë Vehnari”. Në Vushtrri u mirëpritëm nga nxënësit e dalluar të klasës së pestë, me të cilët zhvilluam aktivitete të ndryshme edukative.

Fëmijët mësuan informacione të reja për lindjen e parasë, ngritjen e institucioneve financiare, rëndësinë e menaxhimit të parave dhe të kursyerit. Përmes ligjeratave dhe lojës në grupe, nxënësit u angazhuan në aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parsë. Përveç aspektit edukativ nk munguan as dhuratat, muzika dhe argëtimi. 

Ne falenderojmë nxënësit dhe stafin e shkollës “Mustafë Venhari” për mikpritjen dhe entuziazmin për të mësuar më shumë rreth edukimit financiar.

Kuptimi i financave i fuqizon fëmijët të marrin vendime të informuara për paratë ndërsa rriten. Duke mësuar zakone të mira financiare që herët, fëmijët kanë më shumë gjasa të arrijnë siguri dhe stabilitet financiar afatgjatë. Ata mësojnë rëndësinë e investimit, planifikimit për të ardhmen dhe ndërtimit të pasurisë me kalimin e kohës.