Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës hap Javën Ndërkombëtare të Parasë
18.03.2024

Shoqata e Bankave të Kosovës hap Javën Ndërkombëtare të Parasë

Java Ndërkombëtare e Parasë këtë vit shënohet nga 18 – 24 mars. Shoqata e Bankave të Kosovës e filloi këtë fushatë globale për edukimin financiar në qytetin e Lipjanit, në shkollën “Vëllezërit Frashëri”. Në Lipjan u mirëpritëm nga nxënësit shembullorë të klasëve të para deri në ato të pesta.

Duke zhvilluar orë mësimore më ndryshe se ato të zakonshmet, prezantuam para fëmijë{gallery}ve historikun e zhvillimit të parasë, ngritjen e institucioneve financiare, rëndësinë e menaxhimit të parave dhe të kursyerit. Me anë të lojërave dhe materialeve argëtuese fëmijët mësuan gjëra të reja dhe u argëtuan me muzikë, maskota e dhurata.

Mësimi i njohurive financiare në moshë të hershme i ndihmon fëmijët të zhvillojnë zakone të shëndetshme parash që në moshë të re. Ata mësojnë vlerën e kursimit, buxhetimit dhe shpenzimeve të përgjegjshme, të cilat ju nevojiten për sukses financiar më vonë në jetë. Njohuria financiare është një aftësi thelbësore e jetës në botën e sotme komplekse. Fëmijët që janë të edukuar financiarisht janë më të përgatitur pajisur për t’u përballur me sfidat financiare dhe për të marrë vendime të duhura financiare.