Komunikatat

Sqarim në Lidhje me Programin për Shtyrjen e Pagesave të Kredive
22.04.2020

Sqarim në Lidhje me Programin për Shtyrjen e Pagesave të Kredive

Njoftojmë publikun dhe klientët bankar se është keqinterpretuar lajmi i publikuar me datë 22 prill, në koha.net dhe më pas në lajmet e mbrëmjes në KTV ku thuhet se “BQK-ja, me kërkesë të bankave, shtyn edhe për 3 muaj pagesat e kësteve të kredive”

https://www.koha.net/arberi/218753/bqk-ja-me-kerkese-te-bankave-shtyn-edhe-per-3-muaj- pagesat-e-kesteve-te-kredive/?fbclid=IwAR3Hj_NlpG0rdaH3zL9RaBx--4tTI9WWgqZi56- OQLCiKBTRDxvJYUvRhvA

Njoftojmë publikun e gjerë se njoftimi i datës 16 mars, 2020 i BQK dhe SHBK ende qëndron dhe është duke u zbatuar dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë njoftim të ri por vetëm për sqarim të vendimit ekzistues i cituar më poshtë:
“Bazuar në vendimet si më sipër, BQK-ja së bashku me SHBK-në kanë vendosur bashkërisht që për bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, të ju mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri me 30 prill 2020 dhe varësisht nga situata, ky pezullim të shqyrtohet edhe për më gjatë.

https://www.bankassoc-kos.com/Al/lajme/450/komunikate-e-perbashket-nga-banka-qendrore-e-republikes-se-kosoves-dhe-shoqata-e-bankave-te-kosoves/

Bazuar në këtë dakordim, të gjitha bankat kanë ofruar lehtësira për klientët e tyre të cilët i kanë përmbushur kushtet për programin për shtyrjen e pagesave të kredive. Bankat kanë për qëllim që në vazhdimësi të ofrojnë të gjitha shërbimet bankare pa ndërprerje dhe të jenë pran klientëve të tyre që të tejkalohet situata e pandemisë. Njëkohësisht do të vazhdohet të ruhet stabiliteti i sektorit bankar në mënyrë që sektori bankar të jetë në gjendje të jap një kontribut të vlefshëm edhe në fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë përmes financimit të ekonomive familjare dhe bizneseve.