Lajme

SHBK adreson kërkesat e agrobiznesit për financim
09.11.2017

SHBK adreson kërkesat e agrobiznesit për financim

SHBK në bashkëpunim me USAID dhe FKGK kanë organizuar një tryezë diskutimi me bankat komerciale dhe agrobizneset ku janë identifikuar shumë nga barriera që pengojnë rrjetet e kreditimit në këtë sektor. Në bazë të diskutimeve u nxjerrën konkluzione të rëndësishme për të cilat pjesëmarrësit u zotuan ti trajtojnë në mënyrë që të rritet qasja në financa për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Drejtori ekzekutiv i SHBK-së z.Petrit Balija, në mes tjerash tha se kushtet e kreditimit për bujqësi janë përmisuar dukshëm kur kemi parasysh se norma mesatare e interesit për kredi bujqësore ka rënë në 6.4% ndërsa do të kordinojmë aktivitetet tona me të gjithë akterët relevant në mënyrë që të rritet kreditimi dhe të përmirësohen kushtet në këtë sektor. Në tryezë kontribuan edhe përfaqësues të BQK,BERZH,IFC, Ministria e Bujqësisë si dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe vendore.