Lajme

Takohet Komiteti për Pajtueshmëri dhe Parandalim të Pastrimit të Parave i SHBK-së
24.01.2018

Takohet Komiteti për Pajtueshmëri dhe Parandalim të Pastrimit të Parave i SHBK-së

Komiteti për Pajtueshmëri dhe Parandalim të Pastrimit të Parave i Shoqatës së Bankave të Kosovës është takuar sot, me ç’rast ka diskutuar tema të rëndësishme për sektorin bankar.

Një nga pikat e diskutuara ishte çështja e raportimit për shtetasit amerikan, e njohur si raportimi për FATCA. Bankat në takim diskutuan mbi praktikat më të mira dhe vlerësuan se është e rëndësishme që bankat të jenë në përputhshmëri me kërkesat dhe obligimet që burojnë nga kjo direktivë. Pikë tjetër e diskutimit ishte përditësimit i të dhënave të klientëve për persona juridik, ashtu siç kërkohet nga Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.