Lajme

Shoqata e Bankave mbledh gazetarët e fushës së ekonomisë
16.10.2017

Shoqata e Bankave mbledh gazetarët e fushës së ekonomisë

Shoqata e Bankave të Kosovës, në bashkëpunim me Fondin Evropian për Evropë Juglindore, organizuan punëtorinë dyditore me gazetarët e fushës së ekonomisë në Prevallë, në datat 29 dhe 30 shtator 2017. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte krijimi i një ambienti për diskutim të raportimit në sektorin financiar dhe në përgjithësi në çështje që kanë të bëjnë me ekonominë e Kosovës. Gazetarë të medieve të shkruara si dhe televizive morën pjesë duke nxjerrë rekomandime dhe konkluzione të rëndësishme për avancimin e pozitës së gazetarit e ekonomisë dhe rritjes së saktësisë së raportimit në këtë fushë. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm nga sektori financiar, përfshirë bankat komerciale, Banka Qendrore, Ministria e Financave dhe Thesari i shtetit. Moderator dhe spiker i ngjarjes ishte gazetari Adrian Krasta. Ky është viti i pestë me radhë që Shoqata e Bankave të Kosovës organizon punëtori me gazetarët në Kosovë.