Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës organizoi sesion informues me temë Menaxhimi i Sigurisë Kibernetike dhe të Informacionit
24.09.2018

Shoqata e Bankave të Kosovës organizoi sesion informues me temë Menaxhimi i Sigurisë Kibernetike dhe të Informacionit

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me House of Training nga Luxemburgu organizuan sot sesionin informues gjysmë-ditor me temën “Menaxhimi i Sigurisë Kibernetike dhe Informacionit”. Ky sesion informues mblodhi të gjithë akterët relevant nga sektori financiar si dhe nga organet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Në fjalimin e tij hyrës, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosoves Petrit Balija theksoi rëndësinë e Sigurisë Kibernetike dhe të Informacionit në kuadër të zhvillimeve te reja në shërbimet digjitale bankare.

Tutje, ai përmendi një ndër faktorët më me rëndësi në avansimin e shërbimeve bankare  dhe raporteve bankë-klient siç është besimi në sigurinë e shërbimeve bankare në veçanti atyre elektronike. Gjithsesi, industria bankare në Kosovë është duke bërë investime të vazhdueshme në siguri por edhe në ngritjen e kapaciteve njerëzore në lidhje me sigurinë kibernetike dhe të informacionit dhe kjo është evidente edhe nga trajnimet dhe sesionet e organizuara nga Shoqata e Bankave të Kosoves në partneritet me institucionet ndërkombëtare me përvojë të gjerë në këtë fushë siç është House of Training nga Luxemburgu. Qëllimi ynë si sektor bankar është që të iu ofrojmë klientëve bankar një shërbim sa më të  lehtë dhe të sigurtë në mënyrë që ata t’i realizojnë qëllimet e tyre me ndihmën e bankës, por për të arritur më shumë progres në këtë dretjim na duhet të koordinojmë dhe bashkëveprojmë me institucionet relevante siç është Policia e Kosovës, Banka Qendrore e Kosoves dhe institucionet tjera relevante.

Ligjeruesi prezantoi materiale informuese për të pranishmit nga perspektiva globale e kësaj çështje e cila është duke marrë vëmendje të madhe nga sistemet financiare edhe në vendet e zhvilluar por në veçanti në ato në zhvillim si Kosova. Në pjesen e diskutimit pjesëmarrësit parashtruan pyetje konkrete tek ligjeruesi Hristiyan Lazarov si dhe zhvilluan një diskutim të gjerë rreth kësaj fushe. Përveç mundësisë për diskutim rreth kësaj teme mjaft të rëndësishme në bankimin e ditëve të sotme, gjithashtu pjesëmarrësit patën mundësinë për rrjetëzim dhe shkëmbim të ideve rreth temes. Një përkrahje e rëndësishme për këtë event u ofrua edhe nga kompania Asseco.