Lajme

UNDP angazhohet në Vlerësimin e Financave të Zhvillimit Kombëtar në Kosovë
10.11.2020

UNDP angazhohet në Vlerësimin e Financave të Zhvillimit Kombëtar në Kosovë

Shoqata e Bankave të Kosovës mbajti një takim virtual me përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë.

Në takim u diskutua mbi sfidat e sektorit financiar me të cilat është duke u ballafaquar, me ç’rast një vëmendje të veçantë mori edhe situata e vështirë financiare e bizneseve si rezultat i kufizimeve dhe masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në funksion të zvogëlimit të rasteve me COVID-19.

U potencua që krahas situatës pandemie, sfidë e të bërit biznes në Kosovë vazhdon të mbetët zbatimi i kontratës, përkatësisht efikasiteti i sistemit gjyqësorë, ekonomia joformale, niveli i edukimit profesional, edukimi financiar etj.

U vlerësua se sektori i agri kulturës është një nga fushat më me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit, duke përfaqësuar si një nga fushat më me potencial si për rritjen e eksportit të vendit, po ashtu edhe në rritjen e punësimit. U vlerësua se përmes Fondit për Garantimin e Kredive, ky sektor, por edhe sektor të tjerë mund të përfitojnë më shumë, përmes ndërmjetësimit të këtij fondi.

Palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëbisedimet ne te ardhmen.