Lajme

Fito Bursën Studentore “The Kosovo Banker”
19.04.2022

Fito Bursën Studentore “The Kosovo Banker”

Shoqata e Bankave të Kosovës shpall konkurs të hapur për bursën studentore “The Kosovo Banker” për vitin 2022/23.  

Me rastin e 10 vjetorit të publikimit të revistës ekonomike “The Kosovo Banker” dhe në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) ka krijuar mundësinë e dhënies së bursës studentore “The Kosovo Banker” për artikullin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj dhe përfshirjes së artikullit në edicionin e 20-të të revistës “The Kosovo Banker” që do të publikohet me 15 korrik, 2022.

Data e fundit për dorëzim të aplikacionit: 20 maj 2022

Për detaje të tjera rreth aplikimit për bursën studentore klikoni në: www.bankassoc-kos.com