Lajme

Zgjedhet kryesia e Komitetit të Sigurisë Kibernetike dhe Fizike në SHBK
26.05.2022

Zgjedhet kryesia e Komitetit të Sigurisë Kibernetike dhe Fizike në SHBK

26.05.2022, Prishtinë

Gjatë takimit të mbajtur me 4 maj 2022, përfaqësuesit e bankave komerciale në vend, anëtar të Komitetit të Sigurisë Kibernetike dhe Fizike votuan për kryetar të Komitetit Z. Partin Halimi, Menaxher i sektorit të sigurisë në Bankën për Biznes. Ndërsa nënkryetar i këtij komiteti, u zgjodh Z. Agim Ahmeti, Ekspert i sigurisë se informacionit në Raiffeisen Bank.  

Ky komitet është një nga komitetet e përhershme të Shoqatës së Bankave të Kosovës i cili ka funksion këshillues për menaxhmentin e bankave komerciale në Kosovë, për të gjitha çështjet që ndërlidhen me fushën e sigurisë së informacionit/kibernetike dhe asaj fizike. Qëllimi kryesor i komitetit të sigurisë është diskutimi, ndarja e përvojave dhe informatave të rëndësishme ndërmjet anëtarëve të komitetit dhe avokimi lidhur me çështjet e sigurisë për të themeluar dhe/ose përmirësuar mjedisin e sigurisë në sektorin bankar.