Lajme

Bashkëpunimi në mes të institucioneve bankare dhe agjencive shtetërore është thelbësor për avancimin e shërbimeve dixhitale
29.06.2022

Bashkëpunimi në mes të institucioneve bankare dhe agjencive shtetërore është thelbësor për avancimin e shërbimeve dixhitale

29.06.2022, Prishtinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtur një takim me Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) për të diskutuar bashkëpunimin e mëtutjeshëm për të avancuar shërbimet dixhitale. Është kërkesë e kohës që qytetarët të mos kenë nevojë të shkojnë në bankë fizikisht për të ndërvepruar në lidhje me shërbimet financiare. Në këtë drejtim, është diskutuar edhe kërkesa ligjore e cila obligon bankat në Kosovë që të përditësojnë të dhënat e klientëve të tyre në baza të rregullta dhe sipas rregullativës në fuqi. Kjo kërkesë ka shkaktuar vështirësi operative por edhe shpeshherë ngarkesa për qytetarët të cilët obligohen që të shkojnë fizikisht në bankë për të përditësuar të dhënat e tyre.

Me qëllim të digjitalizimit të këtij procesi, Shoqata e Bankave dhe përfaqësues të ARC kanë bashkërenduar veprimet që të mundësohet një gjë e tillë sa më shpejtë të jetë e mundur. Në bazë të konkluzioneve nga ky takim pritet që ky zhvillim të sjellë lehtësira të shumta për qytetarët e vendit dhe të rrisë zbatimin e kërkesave ligjore përkatëse.

Nga SHBK kërkohet që akterët relevant të ofrojnë mbështetje në këtë proces pasi që përfitojnë qytetarët duke ju mundësuar që t’i kryejnë këto obligime nga distanca si dhe Kosova do të përparonte në renditje me vendet të cilat zbatojnë ligjet dhe rregulloret e ndërlidhura me Parandalimin e Pastrimit të Parave. Një përfitimi shtesë do të ishte që pagesat e ndryshme, përfshirë këtu edhe skemat e ndryshme të mbështetjes social të implementuara nga Qeveria e Kosovës të transferoheshin me më pak gabime në të dhënat e klientëve bankar.