Lajme

SHBK pjesë e grupit punues për hartimin e rregullores për vlerësimin e konformitetit të ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara
22.08.2022

SHBK pjesë e grupit punues për hartimin e rregullores për vlerësimin e konformitetit të ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara

22.08.2022, Prishtinë

Bazuar në Programin Legjislativ për vitin 2022, për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, Ministria e Ekonomisë ka emëruar grupin punues për hartimin e rregullores për vlerësimin e konformitetit të ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara, ku pjesë e këtij grupi punues është edhe Shoqata e Bankave të Kosovës e cila vazhdon të jetë e involvuar në kompletimin e legjislacionit sekondar të paraparë sipas Ligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike me anë të komiteteve të saja profesionale.

Ekipi Punues ka për detyrë të hartojë Projekt-Rregulloren për vlerësimin e konformitetit të ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara dhe shërbimeve të besuara  të kualifikuara si dhe sigurimin nga rreziku dhe dëmet e shkaktuara nga ofrimi i shërbimit të besuar të kualifikuar në pajtim me Standardet e Hartimit të Akteve Normative.

Pjesë e grupit punues në hartimin e rregullores për vlerësimin e konformitetit të ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara nga komitetet profesionale të Shoqatës së Bankave të Kosovës është Z. Partin Pruthi – Anëtar i Komitetit Ligjor në SHBK, si dhe Udhëheqës i Departamentit Ligjor, TEB Banka.