Lajme

Themelohet grupi punues për draft ligjin për banka
24.08.2022

Themelohet grupi punues për draft ligjin për banka

23.08.2022, Prishtinë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Programin Legjislativ për vitin 2022 ka planifikuar hartimin e draft Ligjit për Bankat, me ç’rast ka formuar grupin punues për hartimin e Projektligjit për Bankat.

Ligji për Banka është një ndër temat e diskutuara nga Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) dhe me rëndësi të madhe për sektorin bankar, ku SHBK ka luajtur rol të rëndësishëm në përfaqësimin e sektorit bankar. Ligji për banka është ligj i cili përcakton kushtet dhe rregullat për krijimin, licencimin, organizimin, drejtimin, likuidimin dhe mbikëqyrjen e bankave.

Përfaqësues nga Shoqata e Bankave të Kosovës për të marrë pjesë në takimet e grupit punues për hartimin e rregullores për Ligjin për banka është Z. Petrit Balija – Kryeshef Ekzekutiv në SHBK.