Lajme

Komiteti Ligjor i SHBK-së zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin e ri
21.09.2022

Komiteti Ligjor i SHBK-së zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin e ri

Sektori bankar në Kosovë përbën një nga industritë më të rregulluara dhe transparente në sektorin privat. Si rezultat i kësaj, Komiteti Ligjor i SHBK-së është esencial në avokim të një procesi fer, me legjislacion dhe rregullativë transparente, e cila është në linjë me “Acquis Communautaire” dhe kornizën e cila mbështetë zhvillimin dhe rritjen e mëtutjeshme të sektorit bankar në Kosovë.

Gjatë takimit të mbajtur me datë 15 shtator 2022, përfaqësuesit e bankave anëtare të SHBK-së votuan për kryetar të Komitetit, z. Parti Pruthi, Udhëheqës i Zyrës Ligjore, pranë TEB Bank, përderisa nën-kryetar i këtij komiteti u zgjodh z. Kastriot Jelliqi, ekspert ligjor pranë Credins Bank.

Ky komitet është një nga komitetet përmanente të Shoqatës së Bankave të Kosovës, e cila ka rol këshillues për menaxhmentin e bankave komerciale në Kosovë për të gjitha fushat që ndërlidhen me çështjet ligjore. Mandati i Komitetit Ligjor është që të diskutoj, ndaj përvojat dhe informatat e rëndësishme ndërmjet anëtarëve të komitetit dhe të avokoj për çështje ligjore me qëllim që të përmirësoj ambientin e legjislacionit primar dhe sekondar të sektorit bankar.