Lajme

Siguria fizike në sektorin bankar vlerësohet të jetë e mirë
05.10.2022

Siguria fizike në sektorin bankar vlerësohet të jetë e mirë

Prishtinë, 05.10.2022

Për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre është e rëndësishme të kemi bashkëpunim sa më të ngushtë ndërmjet sektorit bankar dhe institucioneve të sigurisë. Në këtë kuptim, Shoqata e Bankave të Kosovës mbajti takimin e rregullt ndër-institucional të grupit punues, e cila është pjesë e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ku qëllimi i saj është ngritja e nivelit të sigurisë në sektorin bankar.

Gjatë takimit, një vëmendje e veçantë iu përkushtua sigurisë fizike gjatë realizimit të transportit të parave të gatshme si dhe avancimit të mëtutjeshëm të formave të komunikimit ndërmjet degëve bankare me stacionet policore në vend.

Përfaqësuesit e SHBK-së falënderuan përfaqësuesit e Bankës Qëndrore të Kosovës për mbështetjen e tyre si dhe zyrtarët nga  Policia e Kosovës për përkushtimin e tyre në shtimin e masave të sigurisë rreth zonave si dhe brenda degëve bankare. U vlerësua se këto aktivitete të policisë kanë ndikuar për ta rritur dukshëm nivelin e sigurisë nëpër hapësirat e degëve bankare.