Lajme

Konferenca: “Forcimi i Qeverisjes Korporative në Shqipëri dhe Kosovë: Raportimi i Qëndrueshmërisë dhe Rritja e Rolit të Komiteteve të Auditimit”
10.11.2022

Konferenca: “Forcimi i Qeverisjes Korporative në Shqipëri dhe Kosovë: Raportimi i Qëndrueshmërisë dhe Rritja e Rolit të Komiteteve të Auditimit”

Shoqata e Bankave të Kosovës përmes Komitetit të Pajtueshmërisë morri pjesë në Konferencën

rajonale me temë: “Forcimi i Qeverisjes Korporative në Shqipëri dhe Kosovë: Raportimi i
Qëndrueshmërisë dhe Rritja e Rolit të Komiteteve të Auditimit”, të mbajtur në Tiranë.

Qëllimi i kësaj konference rajonale ishte ndërgjegjësimi mbi Standardet e reja Evropiane të
Raportimit të Qëndrueshmërisë, zhvillimet ndërkombëtare në fushën e raportimit të
qëndrueshmërisë së korporatave dhe për rritjen e rolit të Komiteteve të Auditimit.
Në Konferencë u shkëmbyen përvoja dhe njohuri praktike nga perspektiva kombëtare dhe
ndërkombëtare për mënyrën se si mund të forcohet qeverisja korporative duke marrë parasysh
çështjet e raportimit të qëndrueshmërisë dhe rolin e Komiteteve të Auditimit.

Konferenca u organizua nga Banka Botërore.