Lajme

Diskutohet Ligji për Banka
28.01.2023

Diskutohet Ligji për Banka

Me synimin për të qenë sa më transparent konform zhvillimeve të reja dhe direktivave Evropiane u mbajt mbledhja në të cilën u diskutua avansimi i draft ligjit për Banka në Kosovë.

Në mbledhje ishin prezent palë nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës. Ndër pikat kryesore të diskutimit ishin ndryshimet që parasheh draft ligji të cilat do tu mundësonin bankave që të kreditojnë më shumë bizneset, si dhe çështja e qeverisjes korporative që garanton një zhvillim më të mirë të sektorit bankar.

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës u kërkua që ky draft ligj të përfshihet në planin legjislativ të  qeverisjes së Republikës së Kosovës mundësisht brenda vitit 2023. Ndër të tjerash palët u dakorduan që të vazhdojnë me bisedime të mëtutjeshme në mënyrë që ligji të jetë sa më i aplikueshëm dhe i zbatueshëm në praktikë.