Lajme

Takim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve
13.02.2023

Takim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve

 

Koordinimi dhe konsultimi i vazhdueshëm i aktiviteteve në mes të sektorit publik dhe atij privat është shumë i rëndësishëm për të dhënë rezultate të mira. Konsultimet me palët e interesit rrisin transparencën dhe mundësojnë që ligjet dhe vendimet e institutioneve shtetërore të jenë të implementueshme dhe në dobi të sektorit privat. Kur përfiton sektori privat përfitojnë qytetarët e këtij vendi si ndërmarrësit po ashtu edhe të punësuarit në këto ndërmarrje dhe poashtu shteti përmes mbledhjes së tatimeve.

Në kuadër të bashkëpunimit të rregullt në mes të sektorit bankar dhe institucioneve shtetërore, është mbajtur takimi me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati. Nga Shoqata e Bankave të Kosovës morën pjesë përfaqësues të bankave komerciale anëtare në SHBK si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SHBK-së z. Petrit Balija.

Në këtë takim, u diskutua për të arriturat e sektorit bankar gjatë vitit 2022 dhe sfidat që duhet të adresohen për të ardhmen. Në këtë aspekt u veçuan si suksese rritja e kreditimit të gjithëmbarshëm dhe në veçanti për sektorin prodhues i cili ka shënuar një rritje të madhe në vitin 2022. Gjithashtu, u diskutua për rritjen e transaksioneve digjitale të cilat poashtu kanë shënuar një rritje të lartë në vitin 2022 dhe ky trend pritet të vazhdoj. Njëkohësisht, u diskutuan sfidat si ato legjislative dhe ekonomike të cilat duhet të adresohen bashkërisht.