Lajme

Takim me Ministrinë e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë
15.02.2023

Takim me Ministrinë e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë

Në vazhdimësinë e takimeve me institucionet qeveritare, SHBK mbajti takim me Ministren e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Znj. Rozeta Hajdari, ku diskutuam mundësitë për bashkëpunim në promovimin e inovacionit, lehtësimin e procedurave për regjistrimin e të dhënave të bizneseve përmes avancimit të sistemeve elektronike, mbrojtjen e investitorëve, reduktimin e rreziqeve operacionale përfshirë sigurinë dhe efikasitetin e regjistrit elektronik të pengut si dhe nxitjen e rritjes ekonomike përmes kreditimit te sektorit prodhues dhe sektorëve tjerë strategjik.
Shoqata e Bankave te Kosoves vlerëson lartë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe dialogun publiko-privat që është parakusht për një zhvillim ekonomik të vendit andaj falënderojmë Ministren Hajdari për mundësinë e dhënë që të rrisim bashkëpunimin me bankat anëtare të SHBK.