Lajme

Sektori bankar në Kosovë solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Turqi
20.02.2023

Sektori bankar në Kosovë solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Turqi

Në emër të sektorit bankar të Kosovës, sot kemi ndarë një fond për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.

Ndihma jonë është shumë modeste duke marrë parasysh madhësinë e tragjedisë, por është një gjest i solidarizimit tonë me njerëzit e prekur nga ky tërmet që ndodhi në Turqi.

Falenderojmë bankat anëtare që kontribuan për këtë iniciativë humanitare.